English

Mbyllet java e parë e 2010 në Seria A

Itali, 6 Janar NOA - Janë rikthyer në fushën e lojës të gjitha ekipet e kampionatit italian të Seria A dhe tashmë janë mbyllur të gjitha ndeshjet përveç asaj të mbrëmjes midis Milanit dhe Genoa e cila do të luhet në 20 e 45.

Fitore të rëndësishme kanë ardhur në këtë fillim viti për Inter dhe Juventus ku skuadra e Mourinjos fitoi në transfertë kundër Chievos me rezultatin e ngushtë 1 me 0 ku goli u shënua nga lojtari i sapoblerë këtë merkato nga Inter, Goran Pandev.

Ndërsa ekipi i Juventus po ashtu si Inter fitoi në trasnfetrë me Parmën, 2 me 1 ku bardhë e zinjtë e Ferrarës arritën të merrnin tre pikët falë dhe një autogoli të shënuar nga mbrojtësi i Parmës Castellini, kurse golat e tjerë u shënuan nga Salihamixhixh dhe për Parmën realizoi Amoruso.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera ato përfunduan me rezultatet e mëposhtme:

Atalanta - Napoli 0-2, Bari - Udinese 2-0, Cagliari - Roma 2-2, Catania - Bologna 1-0, Lazio - Livorno 4-1, Sampdoria - Palermo 1-1, Siena - Fiorentina 1-5.

r.b/NOA

KOMENTE