Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve
English

Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve

Tiranë, 6 Janar NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha tregoi sonte situatën më të fundit të pasojave të përmbytjeve të ditëve të fundit në zonat veriore të vendit.

Basha ka folur në mbledhjen e mbrëmjes së sotme të Komitetit Ndërministror të ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave për situatën e emergjencës civile shkaktuar nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë, me qëllimin për të përcaktuar dhe ndarë detyrat që do të kryhen nga çdo institucion dhe strukturë e varësisë për menaxhimin e kësaj situate deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.

Situata

Në rajonin e Qarkut Shkodër vazhdon situata e emergjencës e shpallur me dt 3.01.2010 e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit të cilat vazhdojnë të bien në mënyrë të pa ndërprerë edhe gjatë ditës së sotme.

Nga H/C i Vau Dejës niveli i shkarkimeve më datën 06.01.2010 në orën 14.00 është në kuotën 1770 m3/s,

Situata në njësitë vendore të Nënshkodrës është:

Sipas vlerësimit në terren të Drejtorisë së Bujqësisë dhe njesive vendore në rrethin Shkodër sot kemi të përmbytur siperfaqe toke si më poshtë:

Komunën Bushat rreth 650 Ha toke.

Komunen Velipoje rreth 300 Ha toke.

Komunen Dajç rreth 1500 Ha toke.

Komunen Ana e Malit rreth 741 Ha toke.

Komunen Guri i Zi rreth 90 Ha toke

Komunën Berdice 1200 Ha toke

Bashkine Shkodër rreth 300 Ha toke

Komuna Rrethina rreth 15 Ha toke

Komuna Guri i Zi 20 Ha toke

Gjithsejt rreth 4816 Ha toke

Janë në prezencën e ujit

Bashkia Shkodër rreth 140 shtëpi

Komuna Dajç rreth 600 shtëpi

Komuna Ana e Malit 130 shtëpi

Gjithsejt 870 shtëpi

Janë të evakuuar

Bashkia Shkoder 60 Familje dhe 40 persona të komunitetit Rom

Komuna Ana Malit 30 Familje së bashku me gjënë e gjallë

Komuna Dajç 430 Familje së bashku me gjënë e gjallë

Komuna Bushat 7 Familje

Gjithsej deri tani janë evakuuar rreth 527 familje, evakuimi vazhdon.

Duhet të evakuohen

Nëse do të përballemi me shkarkime masive të 3 H/C në kaskadën e Drinit në komunat e Nënshkodrës duhet të evakuohen:

Bashkia Shkodër, rreth 320 familje, rreth 1600 banorë në lagjet Bahçallek, Ajasem, Lagja Salo Halili, Udha Kryq, Dudas

Komuna Guri Zi, 577 familje ose rreth 1624 banorë, rreth 1480 krerë lopë në fshatrat Kuq, Rrencë, Vukatanë, Ganjollë.

Komuna Ana e Malit, rreth 180 familje, ose 550 persona, 6400 gjë e gjallë në fshatrat Obot, Oblike dhe Muriqan.

Komna Dajç, rreth 850 familje, 2577 banorë,

Komuna Berdicë, rreth 195 familje, rreth 900 banorë, rreth 2850 gjë e gjallë, kryesisht fshatrat Trush, Berdice e Sipërme, Bërdicë e Madhe, Beltojë, Bërdicë e Mesme, Mali Hebe.

Komuna Rrethina, rreth 50 familje, rreth 250 banorë, rreth 300 gjë e gjallë, në fshatin Bardhaj.

Gjithsej duhet të evakuohen rreth 2200 familje me rreth 8800 banorë, kërkohen rreth 35 mjete transporti për të bërë 25 reise transporti për evakuimin e komunitetit për zonën e Nënshkodrës

Bashkia Shkodër

Gjatë ditës së djeshme janë marrë masa nga Bashkia Shkodër për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në lagjet Ajasem, Bahçallek, Livade më mbështetjen e dy varkave gome të ushtrisë, si dhe janë evakuar rreth 40 persona të komunitetit Rom të cilët janë akomoduar në Repartin Ushtarak të Rrencit, ku janë furnizur edhe me ndihma ushqimore nga Reparti Reagimit të Shpejtë dhe Bashkia Shkodër

Komuna Ana Malit

Gjatë ditës së djeshmë janë shpërndarë rreth 100 pako ushqime cilët kanë ardhur nga rezervat e shtetit pranë fshatit Obot të kësaj komune, shpërndarja e ushimeve është bërë nga strukturat e ushtrisë në bashkëpunim me kryepleqtë e fshatrave

Komuna Dajç

Nga grupi i punës inxhiniero-teknik i ngritur nga Prefekti në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është punuar dhe riparuar rreth 140m argjinature dhe brenda ditës së sotme pritet të përfundoje pjesa tjetër e dëmtuar prej 400 m.

Gjatë ditës së djeshme është bërë një punë intensive nga strukturat e policisë dhe të ushtrisë që janë të dislokuar në këtë zonë për të bindur komunitetin e zonës për t'u evakuar, punë e cila vzhdon edhe gjatë ditës së sotme.

Po punohet në Komunën Velipoje për riparimn e argjinatures në fshatin Ças

Gjatë ditës së djeshme janë evakuar nga strukturat e ushtrisë rreth 200 kokë bagëti nga zona e përmbytur në afërsi të nënstacionit të pompave që furnizojnë komunën Velipojë, pranë fshatit Trush të komunës Bërdicë dhe gjatë gjatë ditës së sotme janë evakuar gjithsejt rreth 450 familje nga Komuna Dajç.

Masat që po merren nga KECQ

Prefekti i Qarkut Shkodër në funksionin e Kryetarit të Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut në kuadrin e shpalljes së gjëndjes së emergjences, me datë 6.01.2010 në orën 9.00 ka mbledhur KECQ dhe ka deleguar urdhërat dhe detyrat e mëposhtëme:

Vazhdimin e punimeve nga grupi i punës në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë për të përfunduar riparimin e argjinatures në komunën Dajç.

DSHP dhe Drejtoria të vazhdojnë ekzaminimin konkretisht në terren me grupe pune dhe me ambulanca në fshatrat e komunave Ana e Malit, Dajç, duke parë konkretisht nevojat e komunitetit.

Nga Grupi i punës i KECQ po përgatitet lista e nevojave për ushqime mbi bazën e nevojave të njësive vendore në nevojë, si Ashtë Bushat, Ajasem, Bahçallek, Livade në bashkinë Shkodër, Komuna Ana e Malit dhe Dajç.

Nga strukturat e ushtrisë të vazhdojë bashkëpunimi me strukturat e njesive vendore për transportin e ushqimeve dhe nevojave me imediate që kanë komunitetit i zonës në nevojë duke përdorur varkat e gomës.

U propozua nga drejtuesit e strukturave speciale të DPPSH, DPQ, për të shpallur zonën e komunave Dajç, Ana e Malit si zonë evakuimi

Janë të dislokuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme:

11 Mjete transporti për evakuimin e komunitetit

2 Astra mjete vetshkarkuese, do të dërgoj ë edhe 2 mjete të tjera Astra

1 fadrome

Reparti i Reagimit të Shpejtë ka në operacion në zonën e komunave aktualisht rreth 2 varka gome, 20 mjete transporti dhe 150 ushtare.

4 mjete transporti Ifa dhe Saurrela nga MB

Reparti i mbështetjes operacionale ka në operacion në zonën e komunave aktualisht rreth 6 varka, 4 mjete transporti rreth 60 ushtare.

DPQ ka të shpërngulur të gjithë efektivin që ka në organike për në komunat Dajç dhe Ana e Malit.

FNSH ka në operacion 3 grupe të FNSH dhe 3 mjete IFA

Kanë ardhur edhe një grup specialistësh i përbërë prej 15 vetësh nga Kosova të cilët janë të paisur me mjete speciale, varka Gome që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura.

Masat kombëtare

Në cilësinë e kryetarit të Komitetit Ndërministror, Basha kërkoi dhe miratimin për ngritjen dhe funksionimin, që sot, të një qendre të bashkuar operacionale të Komitetit Ndërministror, në Ministrinë e Brendshme, me përfaqësues 24 orë në 24 nga të gjitha ministritë e linjës si dhe institucionet e përfshira në përballimin e kësaj situate emergjente.

Kjo qendër e bashkuar do të mbledhë informacionin në kohë reale mbi të gjitha çështjet e emergjencës nga të gjitha institucionet dhe çdo tre orë do të përcjellë informacion për Komitetin Ndërministror dhe anëtarët e tij.

Në funksion të kësaj, çdo ministri e linjës dhe institucion varësie duhet të përcaktojë menjëherë personat dhe mjetet e kontaktit për informacionin e vazhduar pranë qendrës së bashkuar operacionale.

Në lidhje me këtë, Basha tha se është shumë e rëndësishme që Ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë të paraqesin në Komitetin Ndërministror planet e arzhonuara të masave të përshtatura me situatën aktuale dhe me zhvillimet në ditët e ardhshme, si dhe informacionin mbi burimet njerëzore dhe materiale të gatshme, bazuar në secilin prej skenarëve të mundshëm të vijueshmërisë së situatës së emergjencës.

Kurse theksoi se për veçorinë që paraqet situata e krijuar dhe zhvillimet e saj të mundshme, del e nevojshme bashkëpunimi i ngushtë i anëtarëve të Komitetit ndërministror deri në përfundimin e plotë të kësaj situate dhe riaftësimin e saj.

Gjithashtu Basha tha se për monitorimin e situatës në terren dhe veprimet operacionale efikase duhet që ne si anëtar të këtij Komiteti të jemi prezent në terren çdo ditë.

e.l/e.r/NOA -

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë

Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike

Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët

PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë

Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën

Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen

PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme

Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët

Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma

Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile

Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi

Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët

Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen

Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura

Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut

Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"

Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë

KOMENTE