English

Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen

Tiranë, 6 janar NOA/UPDATE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot paradite zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit në Ishull-Shëngjin të Lezhës, si dhe nga vërshimi i ujërave të lumit Bunë, në komunën më të dëmtuar deri tani, në Dajç të Shkodrës.

I shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade, Maksim Malaj, kryetari i komunës Dajç, Arben Gjurja, si dhe anëtarë të kabinetit të tij, Kreu i shtetit shqiptar dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, u njoh nga afër dhe në mënyrë të hollësishme me dëmet e shkaktuara dhe me situatën emergjente. Presidenti u takua me krerët e pushtetit vendor dhe me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilët pasi i shprehën Presidentit Topi shqetësimet e tyre, e falënderuan atë për vizitën dhe mbështetjen në këto momente tepër të vështira e të paparashikueshme të jetës së tyre.

"Sot është krijuar Komiteti i Emergjencës dhe kuptohet që ka një bashkëveprim dhe do të ketë një bashkëveprim intensiv i të gjitha strukturave të shtetit. Pra, në situata të tilla vëmendja shumëfishohet, shumëfishohet dhe është fokusuar pikërisht në këtë zonë.

Unë isha në Shëngjin. Atje ka një problem të një natyre tjetër. Duket sikur situata akute ka kaluar. Natyrisht që do të ketë probleme që do të kalojnë me kalimin e ditëve, të javëve dhe të muajve. Këto janë çështje që lidhen me problemet e kullimit. Këtu është situata akute, e cila ka nevojë që të trajtohet me shumë realizëm. Gjërat nuk janë në dorë të fatit, tani janë në dorë të profesionistëve, të institucioneve dhe apeli më i rëndësishëm që unë dëshiroj të jap është ai që ka të bëjë me jetët e njerëzve" tha presidenti Topi para mediave pas inspektimit në zonat e përmbytura.

Sipas tij, të gjithë banorët e zonës kanë marrë apele nga autoritetet, kanë dëgjuar apele dhe nga specialistët e fushës, të cilët e njohin më mirë situatën, e dinë që situata do të vijë duke u përkeqësuar përsa i përket sasisë së ujit, i cili është i detyruar që të shtohet.

"Dhe ashtu sikurse ndodh edhe me ligjet e evakuimit të anijeve për paralelizëm kemi të bëjmë që fillimisht duhet të evakuohen fëmijët, gratë, të moshuarit dhe kuptohet që nëpërmjet komunikimit të vullnetshëm të banorëve me pushtetin vendor, mund të ketë kryefamiljarë që dëshirojnë të rrinë për momentin, por në të tilla raste nuk duhet të ketë voluntarizëm, sepse askush, qoftë dhe unë që po flas, që nuk jam specialist i fushës, do të bëja gabim në qoftë se do të mendoja ashtu siç mendoj, por duhet t'u referohem specialistëve, institucioneve që merren me këtë problem, pra gjërat të realizohen në kohë kur dihen gjërat se si do të vinë" tha më tej kreu i shtetit.

Presidenti shtoi se situata kërkon një solidaritet kombëtar, sepse shqetësimi i një zone është shqetësim për të gjitha zonat e Shqipërisë, kërkon një solidaritet njerëzor dhe institucional dhe patjetër mbi bazën e këtij solidariteti.

k.k/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve

Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë

Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike

Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët

PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë

Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën

PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme

Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët

Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma

Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile

Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi

Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët

Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen

Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura

Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut

Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"

Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë

KOMENTE