English

Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës

Shkodër, 7 janar, NOA - Shtabi i Emergjencës i ngritur pranë Policisë së Shkodrës dhe Lezhës konfirmojnë në mënyrë zyrtare se kanë evakuar një pjesë të mirë të popullatës së këtyre zonave, të rrezikuara nga përmbytjet. Bëhet me dijeni se ato kanë vepruar në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave në prefekturat përkatëse dhe të ushtrisë me repartin e reagimit të shpejtë në Vaun e Dejës në Shkodër.

Sikundër raportohet edhe fakti se të gjitha akset rrugore në të dy qarqet janë të kalueshme, ndërsa Policia e Shkodrës po vazhdon me monitorimin e situatës së krijuar.

"Strukturat e policisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende", komunikohet në njoftimin e policive përkatëse.

n.e/NOA

KOMENTE