Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama thotë se nuk po ngre struktura paralele
English

Edi Rama thotë se nuk po ngre struktura paralele

Shkodër, 10 Janar NOA Përmbledhje Foto Update/ - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mohoi sot nga Shkodra se forca politike që ai drejton po përpiqet të ngrejë struktura paralele me shtetin. Deklaratën Rama e bëri sot gjatë një konference për shtyp në Zyrën e Shtabit të Emergjencës së PS që është ngritur për t'u ardhur në ndihmë banorëve të qarkut Shkodër.

I shoqëruar nga një grup i gjerë deputetësh, Rama gjendej edhe sot në zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës. Rama së bashku me deputetët socialistë kanë bashkëbiseduar me të vjetër e të rinj, burra e gra të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre në këto momente të një krize humanitare.

Shoqëruar nga deputetët Pandeli Majkon, Fatmir Toçi, Besnik Baraj, Pirro Lutaj, Agim Leka, Tom Doshi, Ilir Beqja e Astrit Beci, Rama ka qenë në fshatrat Trush i Madh e Trush i Vogël, Mushan, në komunat Dajç, Bushat, si dhe në lagjen periferike të qytetit të Shkodrës, Livadhe.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve u shpreh se PS nuk po ngre struktura paralele, por është duke bërë detyrën si një parti solidare me të gjithë njerëzit:

"Në çdo vend të emancipuar, çdo popull i emancipuar vepron në këto raste duke ngritur struktura vullnetare në të gjitha pikat e mundshme. Struktura këto, me bazë partiake, me bazë komunitare, me bazë sociale, me bazë individuale. Këto nuk quhen struktura paralele, por struktura solidariteti", - sqaroi Rama.

Dhe këto struktura solidariteti, - vijoi Rama, - janë shprehje e një vetëdije qytetare, europiane në shekullin e 21-të, që për fat të keq nuk është vetëdija e atyre që sot kanë përgjegjësinë për shkatërrimin e kësaj katastrofe dhe paturpësinë që të bëjnë politikë me katastrofën, duke u marrë me opozitën, ndërkohë që duhet të merren me njerëzit.

e.r/NOA

KOMENTE