Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokohet korrieri shqiptar me dy armë zjarri
English

Bllokohet korrieri shqiptar me dy armë zjarri

Itali, 11 Janar NOA - Remzi Zermalku, një shtetas shqiptar me origjinë kosovare po që jetonte prej kohësh me të bijën në Nicë të Francës është arrestuar ditën e sotme nga forcat policore italiane me akuzën e trafikimit të armëve, informon korrespondentja e NOA.

Remzi Zermalku 37 vjeç hiqej si një emigrant i cili udhëtonte së bashku më të birin 11 vjeç në bordin e një automjeti të tipit Citroen me të cilin ai transportonte armë zjarri të cilat merreshin në shtetin Shqiptar.

Në pamje të parë të gjithë do ta merrnin atë për një emigrant i cili po shkonte në Francë me të birin dhe ai asnjëherë nuk mendonte se mund të ndalohej nga forcat e rendit. Remziu bënte pjesë në një klan mafioz i cili merrej me trafikim armësh dhe bënte rolin e një korrieri duke i transportuar armët nga Shqipëria me destinacion në Bari të Italisë e më pas në shtetin dhe ku jetonte në Francë.

Forcat policore të qytetit të Barit e ndaluan kosovarin duke i bërë një kontroll të detajuar makinës së tij kjo sajë dhe informacioneve që ata kishin marrë nga policia shqiptare e cila e kishte vënë në jeni të një korrieri shqiptar, ku Remzi Zermalkut iu gjendën dy armë zjarri të cilat ai kishte për detyrë ti çonte pikërisht në Bari dhe i kishte fshehur ato në pjesën motorike të makinës, por një gjë e tillë u ndalua nga forcat policore dhe tashmë ai ndodhet i arrestuar me akuzën e trafikimit të armëve.

r.b/NOA

KOMENTE