Lajmet e datës 11 Janar 2010
- Juliana Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin Shqipërinë, sivjet, në Këngën e Eurovizionit që mbahet në Oslo, e përfaqëson Juliana Pasha me këngën "Nuk mundem pa ty". Juliana Pasha me këtë këngë fitoi në Festivalin e 48-të të RTSH-së
- Bllokohet korrieri shqiptar me dy armë zjarri Itali, 11 Janar NOA - Remzi Zermalku, një shtetas shqiptar me origjinë kosovare po që jetonte prej kohësh me të bijën në Nicë të Francës është arrestuar ditën e sotme nga forcat policore italiane me akuzën e trafikimit të armëve, informon korrespondentja e NOA.
- Vieira nuk bën dot prezantimin e tij tek Manchester City Angli, 11 Janar NOA - Sot në mbrëmje në ndeshjen me Blackburn, ekipi i Manchester City nuk mund të bëjë dot prezantimin e blerjes së fundit të tyre, të lojtarit Patrick Vieira në fushën e lojës pasi lojtari vuan nga një dëmtim.
- Përgjigjja që gjendet në Shkodër Atje, në zonat e përmbytura përreth Shkodrës, mund të shihej me lehtësi fytyra reale e administratës shqiptare. E asaj makine gjigante, të ngathët dhe të paaftë të vetëfunksionojë, që di të bëjë vetëm një gjë me përpikmëri: t'i bindet urdhrave që vijnë nga lart
- Farudin Hoxha: Shkupi të mbyllë portat që Drini të mos mbërrijë në Fierzë FOTOT Tiranë, 11 Janar NOA - Nëse Maqedonia do realisht që të ndihmojë fqinjët e saj, duhet të mbyllë portat në Strugë që ujërat e Drinit të mos mbërrijnë në Fierzë".
- Prifti paralajmëron: Fatura totale e dëmeve, shumë më e lartë FOTOT Tiranë, 11 Janar - Ministri i Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Z. Dritan Prifti paralajmëroi sot se "fatura totale e dëmeve mund të jetë shumë e lartë, pasi si u shpreh ai "ende është e mbuluar me ujë".
- Forcat e Armatosura, ja operacionet që po kryejnë në zonat e përmbytura FOTOT Shihni dhe Videon Shkodër, 11 Janar NOA - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka inspektuar trupat dhe zonën e operacionit në Shkodër e Lezhë, si dhe priti në një takim në Bazën Ajrore Gjadër zv.
- Rama: Urgjent lekë në dorë, për çdo familje të përmbytur FOTOT Tiranë, 11 Janar NOA - Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama në një prononcim sonte për mediat kërkoi që shteti të zhdëmtojë në mënyrë të menjëhershme dhe me lekë në dorë të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
- Policia flet mbi vrasjen e ndodhur sot në linjën e autobuzit Tiranë - Ndroq Tiranë, 11 Janar NOA - Policia e Tiranës, doli para pak minutash me një informacion zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur sot në orën 16.30, në linjën e autobuzit Tiranë - Ndroq, në afërsi të ish Parkut në Tiranë.
- Kisha Orthodhokse Autoqefale, 5 tonë ndihma për të dëmtuarit Tiranë, 11 Janar NOA - Duke iu përgjigjur situatës dramatike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, Kisha Orthodhokse dhuroi sot, pesë tonë ndihma.
- Përurohet "Universal Hospital Tirana", merr pjesë Zëvendëskryeministri Meta Të tjera FOTO Tiranë, 11 Janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta mori pjesë sot në përurimin e hapjes së Spitalit "Universal Hospital Tirana" si dhe zhvilloi një vizitë në ambientet e reja të këtij investimi të përbashkët shqiptaro-turk.
- Përplasen dy makina, vdes adoleshenti Kavajë, 11 janar NOA - Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi automjeti që drejtohej prej tij u përplas me një tjetër makinë. Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të kryqëzimit kur automjetin tip "Fiat Punto', me targa AJ 981 ZG që drejtohej nga 28-vjeçari Shpëtim
- Mbyllet java e fundit e pjesës së parë të kampionatit Italian, Seria A Itali, 11 Janar NOA - Është mbyllur dhe java e fundit e kësaj pjese të parë të kampionatit Italian Seria A, e cila ka dhuruar shumë surpriza e spektakël në fushën e lojës.
- Sherri në autobuz për shtyrjet, vritet me thikë pasagjeri, kapet i dyshuari Tiranë, 11 janar NOA/Update/Klodiana Kotorri/- Grindjet banale në autobus për shkak të ngjeshjeve mes pasagjerëve jo gjithmonë përfundojnë me "më fal" apo "frenoi shoferi s'kam ç'bëj" dhe më pas secili në punën e tij.
- Urgjent - Vrasje në autobuzin Ndroq-Tiranë Tiranë, 11 Janar NOA - Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në një autobus linje private në rrugën Tiranë-Ndroq, bëjnë të ditur burime policore në vendngjarje për agjencinë e lajmeve NOA.
- PS, Doshi në Dajç: Qeveria nuk po ndihmon banorët Tiranë, 11 janar NOA - Dëshmitë e banorëve të komunës Dajç tregojnë një tjetër realitet të gjendjes së tyre dhe sidomos të shpërndarjes së ndihmave nga qeveria.
- Drejtuesit e Çalik Holding dhe Eagle Mobile vizitojnë zonën e përmbytjeve Takime me banorët dhe zyrtarët, sot nisin ndihmat Shkodër, 11 Janar NOA - Drejtuesit e Çalik Holding dhe Eagle Mobile vizituan zonën e prekur nga përmbytjet në Shkodër.
- Përmbytjet, Franca ofron ndihma Tiranë, 11 janar NOA - Franca i ka shprehur sot qeverisë dhe popullit shqiptar mbështetjen dhe solidaritetin e saj për situatën e rëndë në të cilën ndodhej veriu i Shqipërisë.
- Kavajë, pranga 23-vjeçarit, bastisi një banesë Kavajë, 11 janar NOA - Një 23-vjeçar është arrestuar dje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës pasi akuzohet për vjedhjen e një banesë.
- Topalli në Shkodër, merr pjesë në analizën e gjendjes në zonat e përmbytura Shkodër, 11 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori sot pjesë në takimin me kryetarë të qarqeve, bashkive dhe komunave të vendit, anëtarët e Komitetit Ndërministror të Emergjencave, drejtues të shoqatave të qeverisjes vendore, deputetë, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave
- Itali, ISTAT: Kriza, bie fuqia blerëse, rritet niveli i kursimeve Romë, 11 janar NOA - Kriza ka detyruar familjet italiane të ulin nivelin e shpenzimeve dhe investimeve më shumë se ia lejojnë të ardhurat e tyre të disponueshme.
- Zhduket 40-vjeçari, familjarët gjejnë makinën e tij të braktisur dhe me dyer të hapura Durrës, 11 janar NOA - Prej dy ditësh një 40-vjeçar rezulton i zhdukur ndërsa familjarët e tij kanë arritur të gjejnë automjetin të braktisur.
- Shërbimet publike, Bashkia: Bode ka bllokuar pagesat Tiranë, 11 janar NOA - Bashkia e Tiranës akuzoi të hënën ministrin e Financave Ritvan Bode se ka bllokuar pagesat për shërbimet publike që kanë kryer disa biznese në Tiranë sipas kontratave që kanë lidhur me bashkinë.
- Posta dhe Telekomi i Kosovës, ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri Prishtinë, 11 janar NOA - Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka ofruar ndihmë në vlerë prej 10 mijë euro për banorët e përmbytur në Shqipëri, të cilët prej disa ditësh qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, për shkak të përmbytjeve.
- Berisha në Shkodër: Në shtator do të fillojë projekti për thellimin e shtratit të Bunës Shkodër, 11 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha, pas takimit në prefekturën e Shkodrës, me Komitetin Ndërministror të Emergjencës, inspektoi fshatin Kuç, vetëm pak kilometra larg Shkodrës.
- Peskara, 13 të arrestuar për drogë, pjesëtarë të një organizate shqiptaro- italiane Peskara, 11 janar NOA - Nga bashkëpunimi i operacionit antidrogë i policisë së shtetit në Pescara, Verona, Ankona dhe Aquila sot në mëngjes herët janë arrestuar në Peskara 13 vetë të dyshuar si pjesëtarë të një organizatë italiano-shqiptare.
- Ndihmat për veriun, ministria e Punës bën gati vlerësimin e nevojave Tiranë, 11 janar NOA - Përveç ndihmave që po shpërndahen në zonat e përmbytura në veri të vendit, edhe ministria e Punës po bëhet gati të ndërhyjë me ndihma tek familjet e prekura nga fatkeqësia.
- Shkodra pas përmbytjes, ISHP lejon konsumin e ujit Tiranë, 11 janar NOA - Instituti i Shëndetit Publik deklaron se uji i pijshëm në qytetin e Shkodrës është i konsumueshëm dhe niveli i tij i ndotjes, brenda normave të lejueshme.
- KESH: Fierza arriti në kuotën e 291 metrave Tiranë, 11 janar NOA - Të dhënat më të fundit, që i përkasin orës 14:00 të mesditës së sotme, në kasakadën e Drinit tregojnë se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën e 291.
- Situata në Shkodër, MB: Janë përmbytur 2499 shtëpi dhe u evakuuan 4780 persona Tiranë, 11 janar NOA - Ministria e Brendshme ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp mbi të dhënat e situatës së krijuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës deri në mesditën e sotme.
- Kur shteti i kërkon ndihmë biznesit Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 11 janar NOA - Të gjitha institucionet buxhetore kanë ndërmarrë një nismë humanitare për të sensibilizuar operatorët ekonomikë, me qëllim krijimin e një fondi të posaçëm, në mënyrë që familjet e Shkodrës të prekura nga fatkeqësia, të përballojnë situatën.
- Prokuroria: Michael Jackson është vrarë, dyshimet mbi mjekun e tij Amerikë, 11 janar NOA - Mbreti i pop-it, Michael Jackson është vrarë. Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit e çështjes të cilët i referohen ekspertizës mjeko-ligjore.
- Berisha në Shkodër: Situata drejt përmirësimit, kaskada nuk rrezikon Shkodër, 11 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në takimin e zgjeruar, të zhvilluar në prefekturën e Shkodrës, me përfaqësues të qeverisë qendrore dhe asaj vendore, Komitetit Ndërministror të Emergjencave, përfaqësues të shoqatave të prefekturave, bashkive dhe komunave të vendit
- Teatër "Aleksandër Mosiu" festoi mbrëmë 57-vjetorin Durrës, 11 janar NOA - Teatri "Aleksandër Moisiu" festoi mbrëmë në darkë 57-vjetorin e themelimit, në një atmosferë të ngrohtë ku merrnin pjesë jo vetëm artistë, miq dhe dashamirës të teatrit, por edhe ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferi dhe kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.
- Përmbytjet, PS: Nuk heshtim duke neglizhuar përgjegjësitë e institucioneve e personave Tiranë, 11 janar NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës u shpreh se PS po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve masive dhe të zgjatura.
- Gjilan, gati manifestimi kulturor "Flaka e Janarit 2010 Gjilan, 11 janar NOA - Gjilani po bëhet gati për edicionin e 19-të të manifestimit kulturor, tashmë të kthyer në një traditë të bukur të këtij qyteti "Flaka e Janarit 2010".
- PS si Policia e Shtetit, harton komunikatë policore për shtyp Tiranë, 11 Janar NOA - Partia Socialiste ka publikuar përmes deputetit të saj Taulant Balla një komunikatë të ngjashme me ato që Policia e Shtetit shpërndan për mediat.
- Vodafone Albania prezanton dy superoferta për abonentët me parapagesë Tiranë, 11 Janar NOA/Promocion Update - Vodafone Albania prezanton dy oferta fantastike për abonentët me parapagesë. Abonentët e Vodafone Club mund të përfitojnë prej ofertës ‘Non Stop' që iu mundëson telefonata gati pafund drejt anëtarëve të grupit, por jo vetëm: të gjithë ata abonentë që zgjedhin
- Rritet mjaft niveli i liqenit të Ohrit, po shqetësohen autoritetet Ohër, 11 janar, NOA - Përveçse lumit Drin, një rritje të madhe të nivelit të tij ka shënuar edhe liqeni i Ohrit, fakt ky i cili i ka shqetësuar shumë autoritetet maqedonase.
- Zyra e OKB në Tiranë akordon 270 mijë dollarë për përmbytjet Tiranë, 11 janar, NOA - Plot 270 mijë dollarë është ndihma e akorduar nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë për banorët e përmbytur në qarkun e Shkodrës.
- KESH: Kaskadat, KESH raporton ulje të ndjeshme të prurjeve Tiranë, 11 janar, NOA - Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka bërë me dijeni mëngjesin e sotëm të dhënat aktuale për prurjet në kaskadat e hidrocentraleve.
- Gjendet një 28-vjeçare e vetëvarur, vuante nga depresioni Elbasan, 11 janar, NOA - Një vajzë 28-vjeçare është gjendur e vetëvarur pranë varrezave të fshatit Zavalinë të Elbasanit nga të afërmit e saj. Lajmi bëhet me dijeni nga burime të policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave e vetëvarura quhet Rozeta Sinani, dhe është banuese
- Tentuan të përdhunojnë një të mitur, arrestohen dy të rinjtë Elbasan, 11 janar, NOA - Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinj kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur, por kanë rënë në prangat e policisë.
- Topi: Të dilet sa më shpejt nga situata, të minimizohen dëmet Tiranë, 11 janar, NOA Update - Të dilet sa më shpejt nga situata e vështirë e krijuar për shkak të përmbytjeve në veri të vendit dhe të minimizohen dëmet në maksimum.
- Ministria e Energjetikës: Situata e përmbytjeve sot rezulton më e përmirësuar Tiranë, 11 janar, NOA - Situata e rëndë e shkaktuar nga përmbytjet në veri të vendit rezulton të jetë më e përmirësuar ditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Energjetikës, sipas të cilëve, është ulur me gati 200 m3/sekondë niveli i prurjeve në të gjitha kaskadat
- Feinstein: Të burgosurit e Guantanamos, tani kundër SHBA Uashington, 11 janar, NOA - Disa nga të burgosurit që janë liruar prej burgut të Guantanamos, janë kthyer për të luftuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve amerikanë.
- Situata e përmbytjeve, presidenti Topi takohet me ministrin e Energjetikës, Prifti Tiranë, 11 janar, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë për të zhvilluar një takim pune të thirrur prej tij me ministrin e Energjetikës, Dritan Prifti.
- Essen nga Gjermania shpallet Kryeqyteti Evropian i Kulturës Essen, 11 janar, NOA - Essen nga Gjermania është zgjedhur si kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2010. Qyteti i njohur në luginën e Ruhrit ka qenë kryeqyteti gjerman i prodhimit të çelikut dhe qymyrit.
- Nis kampionati i futbollit afrikan, ekipi i Togos nuk merr pjesë Angola, 11 janar, NOA - Kupa e Afrikës në futboll ka nisur pa ekipin e kombëtares së Togos, pasi ai u sulmua gjatë vajtjes në Angolë. Deri dje diskutohej mundësia e pjesëmarrjes së këtij ekipi në kampionat, por duket se autoritetet kanë vendosur për të kundërtën.
- Obama: Nuk do të dërgojmë trupa ushtarake në Jemen Uashington, 11 janar, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Jemen apo në Somali. Një deklaratë të tillë e ka bërë presidenti i SHBA, Barak Obama, i cili ka ritheksuar edhe njëherë faktin se do të vazhdojë lufta kundër rrjetit terrorist Al Kaida, por kjo nuk do
- Niveli i lumit të Bunës i afrohet pikës kritike, paraqet rrezik për qytetin e Shkodrës Shkodër, 11 janar, NOA - Niveli i lumit të Bunës i cili përshkon qytetin e Shkodrës, ka arritur në një nivel kritik duke paraqitur në këtë mënyrë një kërcënim serioz për të.
- Socialdemokrati Ivo Josipoviç zgjidhet kreu i shtetit të Kroacisë pas raundit të dytë Zagreb, 11 janar, NOA - Kandidati i Partisë Socialdemokrate opozitare, Ivo Josipoviç, do të jetë kreu i ri i shtetit kroat pas arritjes së një fitoreje bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Kroacisë.

