Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet java e fundit e pjesës së parë të kampionatit Italian, Seria A
English

Mbyllet java e fundit e pjesës së parë të kampionatit Italian, Seria A

Itali, 11 Janar NOA - Është mbyllur dhe java e fundit e kësaj pjese të parë të kampionatit Italian Seria A, e cila ka dhuruar shumë surpriza e spektakël në fushën e lojës.

Një disfatë tjetër për ekipin e Juventus në supersfidën me Milanin ku bardhe-zinjtë e Ferrarës u mundën me rezultatin e thellë 3 me 0 me një lojë jo bindëse, e me gola të shënuar nga Nesta dhe dy gola u realizuan nga braziliani Ronaldinho.

Tashmë duket se u përcaktua dhe ndjekësja e vërtetë e Interit, ku do të jetë pikërisht Milan i cili ka dhe një ndeshje të prapambetur me Fiorentinën.

Në krahun tjetër Inter vazhdon të fitojë ku këtë radhë ka arritur të mundë Sienën me rezultatin 4 me 3 duke e kthyer lojën në favor, vetëm minutat e fundit të saj, falë golave të Snaider dhe Samuel. Këtë javë surprizë ka qenë dhe ekipi i Napolit i cili arriti të merrte një tjetër fitore këtë herë përballë Sampdorias falë golit të vetëm që u shënua këtë ndeshje nga argjentinasi Dennis duke e afruar kështu ekipin napolitan në zonën Champions.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera ato përfunduan me rezultatet e mëposhtme:

Roma - Chievo 1 - 0, Firentina - Bari 2 - 1, Palermo - Atalanta 1 - 0, Udineze - Lazio 1 - 1, Genoa - Catania 2 - 0, Bologna - Cagliari 0 - 1, Livorno - Parma 2 - 0.

r.b/NOA

KOMENTE