Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis kampionati i futbollit afrikan, ekipi i Togos nuk merr pjesë
English

Nis kampionati i futbollit afrikan, ekipi i Togos nuk merr pjesë

Angola, 11 janar, NOA - Kupa e Afrikës në futboll ka nisur pa ekipin e kombëtares së Togos, pasi ai u sulmua gjatë vajtjes në Angolë. Deri dje diskutohej mundësia e pjesëmarrjes së këtij ekipi në kampionat, por duket se autoritetet kanë vendosur për të kundërtën. Lojtarët u shprehën të gatshëm për pjesëmarrje në këtë kampionat, por kryeministri i Togos Gilbert Houngbo ka urdhëruar që kombëtarja të kthehet në vendlindje.

Konkretisht, ndeshja që ka hapur këtë kampionat ka qenë ajo mes Angolës dhe Malit, të cilët barazuan me rezultatin 4:4.

Kombëtarja e Togos u tërhoq nga kampionati pas sulmit me armë zjarri ndaj konvojit të kombëtares ditën e premte dhe vrasjes së zëdhënësit të kombëtares, ndihmës-trajnerit dhe shoferit të autobusit. Lojtarët e Kombëtares së Togos ndodheshin rrugës për në Angola kur u sulmuan me armë zjarri sapo kanë kaluar kufirin e Republikës Demokratike të Kongos dhe përgjegjësinë e mori "Lëvizja për Çlirimin e Enklavës Cabinda".

Në provincën e pasur me naftë përsëriten shpesh konfliktet e armatosura që prej pavarësisë së Angolës në vitin 1975.

n.e/NOA

KOMENTE