Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Niveli i lumit të Bunës i afrohet pikës kritike, paraqet rrezik për qytetin e Shkodrës
English

Niveli i lumit të Bunës i afrohet pikës kritike, paraqet rrezik për qytetin e Shkodrës

Shkodër, 11 janar, NOA - Niveli i lumit të Bunës i cili përshkon qytetin e Shkodrës, ka arritur në një nivel kritik duke paraqitur në këtë mënyrë një kërcënim serioz për të.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme, Buna ka arritur kuotën prej 9.22 metra nga niveli kritik që ajo ka prej 9,25 metrash.

Ndërkaq, lagjet periferike të Shkodrës ndodhen nën ujë për shkak të fryrjes së Bunës, e cila vetëm ditët e fundit ka njohur një rritje të nivelit prej 6 centimetrash.

Reshjet e shiut, të cilat e kanë shtuar nivelin e uëjrave në lumin Bunë dhe në Liqenin të Shkodrës, kanë sjellë përmbytjen e lagjes së Kirasit, 4 km larg Shkodrës.Autoritetet lokale dhe ato shtetërore nga ana e tyre kanë zbatuar operacione për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave dhe kanë garantuar shpërndarja e ndihmave në ushqim dhe evakuimi i popullësisë nga zonat e vërshuara. Në rrethin e Shkodrës vazhdon evakuimi i banorëve nga lagjet Ajasëm, Kiras, nga komuna e Bushatit, Gur i Zi, Velipojë.

n.e/NOA

KOMENTE