English

Përmbytjet, Franca ofron ndihma

Tiranë, 11 janar NOA - Franca i ka shprehur sot qeverisë dhe popullit shqiptar mbështetjen dhe solidaritetin e saj për situatën e rëndë në të cilën ndodhej veriu i Shqipërisë.

Ndërkohë që veriu i Shqipërisë është prekur nga përmbytje të mëdha, të cilat detyruan autoritetet të shpallin gjendjen e katastrofës natyrale, Franca dëshiron t'i shprehë qeverisë dhe popullit shqiptar mbështetjen dhe solidaritetin e saj

Në këtë kontekst, në bashkëpunim të ngushtë me MIC dhe Austrinë, Franca dëshiron të shprehë në mënyrë konkrete solidaritetin e saj duke dërguar për zonat e përmbytura disa gjeneratorë dhe pompa uji.

KOMENTE