Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, PS: Nuk heshtim duke neglizhuar përgjegjësitë e institucioneve e personave
English

Përmbytjet, PS: Nuk heshtim duke neglizhuar përgjegjësitë e institucioneve e personave

Tiranë, 11 janar NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës u shpreh se PS po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve masive dhe të zgjatura.

"PS u shpreh solidaritetin banorëve të zonave të prekura nga kjo fatkeqësi e pashembullt, që vazhdon të rrezikoj jetën dhe pasurinë e tyre. Ajo e gjen veten përkrah tyre si dhe gjithë atyre vullnetarëve, punonjësve të ushtrisë apo të rendit që po ndihmojnë banorët në këto ditë të vështira. Ndërkaq, duke mos shpërqendruar aspak vëmendjen nga përballimi i pasojave, opozita nuk mund të heshtë duke neglizhuar përgjegjësitë e institucioneve dhe personave përkatës.

Në këtë situatë ne mendojmë se Qeveria nuk mund të mburret nga që zyrtarët e saj të lartë mbushin vend e pavend kronikat televizive, apo se ka bërë thirrje për solidaritet njerëzor dhe financiar. Kjo është po ajo propagandë bajate si në tragjedinë shtetërore të Gërdecit, kur qeveria mburrej me veprimet postmortum" tha Meksi.

Meksi shtoi se PS i bën me dije opinionit publik se pak ditë para se të përmbytej vendi qeveria, nëpërmjet një akti normativ u detyrua të pranojë zyrtarisht, megjithëse në heshtje deri tani që po flasim ne, mosrealizimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

k.k/NOA

Video: {youtube}gF8rYKLZAHU{/youtube}

KOMENTE