Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti paralajmëron: Fatura totale e dëmeve, shumë më e lartë
English

Prifti paralajmëron: Fatura totale e dëmeve, shumë më e lartë

FOTOT

Tiranë, 11 Janar - Ministri i Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Z. Dritan Prifti paralajmëroi sot se "fatura totale e dëmeve mund të jetë shumë e lartë, pasi si u shpreh ai "ende është e mbuluar me ujë".

Për këtë arsye, ai i bëri thirrje biznesit sot në mbrëmje të solidarizohet në ndihmë për banorët e përfshirë nga përmbytjet, si rezultat i reshjeve të shumta ditët e fundit, në zonën e Shkodrës.

"Ndodhemi në një situatë ku një komunitet është në kushtet e nevojave të mëdha që shkojnë nga ato më elementaret e deri te strehimi", deklaroi ministri Prifti, përpara një komuniteti të madh me përfaqësues biznesesh, në hotel Tirana International.

Ai bëri të ditur se gjatë një takimi të zhvilluar po sot në Shkodër me banorë, si dhe përfaqësues të Komitetit të Emergjencave ishte njohur me detaje të situatës si dhe me disa kërkesa të parashtruara.

Kreu i METE-s tha se qeveria ka vendosur në dispozicion të kësaj zone rreth 2 mijë vetë, forca te policisë, ushtrisë si dhe nëpunës civilë si dhe disa miliarda lekë, ndërsa e konsideroi operacionin e deritanishëm si mjaft të suksesshëm, pasi sipas tij, edhe pse një situatë e vështirë, nuk ka asnjë jetë humane të humbur.

"Ne reaguam para se të fillonte përmbytja, duke i njohur banorët me pasojat, si dhe duke u ofruar mundësinë atyre të evakuoheshin", deklaroi Prifti, duke shtuar në të njëjtën kohë se "që në momentet e para dislokuam mijëra forca të ndërhyrjes së shpejtë".

Por, ministri Prifti, në këtë drejtim shtoi se edhe pse qeveria ka dhënë ndihmë të jashtëzakonshme, ka nevojë për mbështetje të biznesit. Ai nuk la pa vlerësuar edhe solidaritetin e deritanishëm të biznesit, ndërsa iu bëri thirrje të solidarizoheshin të gjithë.

"Nga Komiteti i Emergjencës më është ngarkuar ti bej një kërkesë shoqërive të hidrokarbureve, pasi nevoja për karburant është e madhe, ndërsa rezervat në dispozicion po vinë duke u zvogëluar", iu drejtua ministri Prifti biznesit që operon në këtë sektor.

Sipas tij nevoja paraqiten edhe në drejtim të furnizimit me ushqime.

Kurse kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh se "sot të gjithë do të bashkohen në nismën tonë që përveç të tjerash ka së pari vlera humane".

Duke ftuar të gjitha bizneset të solidarizohen për të mbështetur këtë komunitet renditi disa nga bizneset që tashmë kanë derdhur kontributet e tyre si Calik Holding, AMC, Taci Oil, Almegifarma, Vega, Shoqata e Prodhuesve të Bukës, 2AT, etj.

e.r/NOA

KOMENTE