Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodafone Albania prezanton dy superoferta për abonentët me parapagesë
English

Vodafone Albania prezanton dy superoferta për abonentët me parapagesë

Tiranë, 11 Janar NOA/Promocion Update - Vodafone Albania prezanton dy oferta fantastike për abonentët me parapagesë. Abonentët e Vodafone Club mund të përfitojnë prej ofertës ‘Non Stop' që iu mundëson telefonata gati pafund drejt anëtarëve të grupit, por jo vetëm: të gjithë ata abonentë që zgjedhin këtë ofertë përfitojnë 1000 minuta kohë bisede brenda grupit ‘Club' dhe 30 minuta drejt të gjithë rrjeteve të tjerë, për vetëm 700 lekë (me TVSH). Për këtë nevojitet të telefonohet falas në numrin 137.

Sakaq, për të gjithë abonentët Vodafone Card tashmë mbërriti oferta ‘Super Rimbushje' e cila iu jep mundësinë e përfitimit të dyfishit të shumës së rimbushur. Të gjithë ata abonentë që rimbushin llogaritë e tyre përmes kartave gërvishtëse apo elektronike me shumën 1000 lek mund të zgjedhin ofertën ‘Super Rimbushje' dhe të përfitojnë një total prej 2000 lekë kohë bisede për ta përdorur për dhjetë ditë nga momenti i aktivizimit.

Vini re se të dy ofertat e mësipërme janë të vlefshme për një kohë të kufizuar. Çdo informacion i mëtejshëm në lidhje me specifikimet e këtyre ofertave, mund të gjendet duke telefonuar shërbimin e kujdesit të klientit të Vodafone në numrat 139 dhe 140 apo duke vizituar faqen e internetit www.vodafone.al duke klikuar në spotin e saj publicitar në krye të NOA ose duke hyrë këtu.

e.r/NOA

KOMENTE