Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ALO 116 - Telefoni i Ndihmës për Fëmijët, edhe për përmbytjet
English

"ALO 116" - Telefoni i Ndihmës për Fëmijët, edhe për përmbytjet

Tiranë, 15 Janar NOA - Shërbimi më i ri në Shqipëri "ALO 116 - Telefoni i Ndihmës për Fëmijët" ka filluar të jetë tashmë në shërbim të të gjithë fëmijëve dhe familjarëve të tyre të përmbytur nga fatkeqësia e fundit në Qarkun e Shkodrës.

Operatorët e këtij shërbimi që funksionon non-stop gjatë çdo ditë te javës, janë trajnuar që përveç përgjigjeve dhe referimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me shqetësimet e fëmijëve të jenë të gatshëm të ndihmojnë me referime edhe në rastet kur në qendrën operative do të mbërrijnë telefonata nga zona e përmbytjes.

Ky shërbim i CRCA në bashkëpunim me UNICEF mundësohet në kuadër të pjesëmarrjes së CRCA në Iniciativën e Shoqërisë Civile në Ndihmë të të Përmbyturve në Shkodër ku bëjnë pjesë përfaqësues të organizatave më të mëdha dhe aktive të shoqërisë civile në Shqipëri.

Kushdo që do ketë nevojë nga zonat e përmbytura mund të telefonojë falas në numrin kombëtar 116 dhe do të marrë informacionin, referimin dhe ndihmën e duhur nga operatorët tashmë të trajnuar për t'iu përgjigjur sa më profesionalisht nevojave të telefonuesve.

Kujtojmë se shërbimi Alo-116 është për fëmijët, kujdestarët e tyre madhorë, apo të rinjtë deri në moshën 18 vjec.

Ndërkohë, në kuadër të Iniciativës së Shoqërisë Civile në Ndihmë të të Përmbyturve në Shkodër, u zhvilluan disa takime në Shkodër sikundër shihet dhe në foto, ku organizatat pjesëmarrëse forcuan organizimin e tyre tashmë publik, në ndihmë të të gjitha strukturave të ngritura për menaxhimin dhe përballimin e situatës pas përmbytjeve.

Gjatë takimeve në Shkodër u vendos që të krijohet një grup koordinues me qëllim shkëmbimin e detajuar të informacioneve dhe bashkërendimin e veprimeve. Pjesë e këtij grupi u zgjodh edhe një përfaqësues i përhershëm nga Shtabi i Emergjencës i ngritur nga Prefektura e Shkodrës.

Takimi i Shkodrës ishte i rëndësishëm sidomos përsa i përket organizimit të shoqërisë civile dhe organizatave kryesore që kanë marrë përsipër të ndihmojnë të përmbyturit.

Të gjitha organizatat pjesë të Iniciativës së Shoqërisë Civile në Ndihmë të të Përmbyturve do të shkëmbejnë informacionet në kohë rekord në mënyrë që çdo plan veprimi të jetë i koordinuar duke shmangur mbivendosjet.

Sakaq, pranë ambienteve të CRCA/DCI Shqipëri ka filluar grumbullimi i ndihmave materiale për familjet e përmbytura. Adresa e vendit në Shkodër ku do të mblidhen ndihmat është: Shoqata "Dimension Human", Azili i Pleqve, Rruga Jorgji Karamitri, Shkodër.

r.d/NOA

KOMENTE