Lajmet e datës 15 Janar 2010
- Haiti, sa shumë që po vonojnë ndihmat Në Haiti, që është goditur nga tërmeti shkatërrues, po rritet frustrimi lidhur me vonesat në shpërndarjen e ndihmave. Nga ana tjetër, infrastruktura e dëmtuar po i pengon përpjekjet ndërkombëtare
- Histori e shkurtër e të ardhmes që po e jetojmë Nëse në pjesën më të madhe të shekullit XX bota ishte bipolare (ShBA-BRSS), dhe që prej vitit 1989 ajo u bë unipolare (ShBA), në shekullin XXI, përveç ShBA-ve, me gjasë do ta kemi edhe BE-në, si dhe atë që tashmë quhet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina)
- Londër, policia në ndjekje të shqiptarëve Policia e Londrës thotë se aktualisht po zhvillon hetime rreth një numri rastesh në të cilat janë të përfshirë shtetas shqiptarë qoftë si trafikantë apo viktima të trafikimit.
- Kryqi i Kuq Shqiptar dhuron 15.000 USD për viktimat e tërmetit në Haiti Tiranë, 15 Janar NOA - Kryqi i Kuq Shqiptar dhuron 15.000 dollarë amerikanë për viktimat e tërmetit në Haiti duke mbështetur në këtë mënyrë, apelin e ndihmës të lëshuar nga Federata Ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
- Evropa dhe varësia nga gazi rus Euro-komisionari i zgjedhur për energjinë, Gunter Oetinger, mendon se Evropa duhet të zvogëlojë varësinë ndaj gazit rus, por pa dëmtuar raportet me Moskën.
- Topalli dhe krerët e komunave të Tiranës, ndihma për banorët e përmbytur Shkodër, 15 Janar NOA - Në mbështetje të aksionit humanitar në zonat e përmbytura në Shkodër kanë ardhur edhe komunat e qarkut të Tiranës si dhe komunat e Tetovës.
- Demokracia e Re, kreu Selmani shkarkon Këshillin e kësaj partie Shkup, 15 Janar NOA - Kryetari i Partisë Demokracia e Re e shqiptarëve në FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), komunikoi sot shkarkimin e të gjithë drejtuesve të Këshillit Komunal, duke i akuzuar ata për instalim strukturash paralele.
- MPJ përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Mal i Zi Tiranë, 15 Janar NOA - Ministria e Punëve të Jashtme tha sot se përshëndet nënshkrimin e aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm, dhe një mesazh shumë të qartë për paqen, stabilitetin dhe progresin
- Përmbytjet, Kryqi i Kuq Shqiptar: Donatorët po na mbështesin në ndihmën Tiranë, 15 Janar NOA - Pak ditë pasi Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) filloi operacionin e shpërndarjes së ndihmave në qarkun e Shkodrës për 2.200 familje të prekura nga përmbytjet, operacion i mundësuar prej ndihmës financiare të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës
- Rama: S'kthehemi në Kuvend, kemi prova se qeveria shkaktoi përmbytjet Tiranë, 15 janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka dalë vetëm pak minuta më parë në një konferencë për shtyp me anë të së cilës deklaroi se opozita nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj të prerë për të mos hyrë në Kuvend deri në hapjen e kutive.
- "ALO 116" - Telefoni i Ndihmës për Fëmijët, edhe për përmbytjet Tiranë, 15 Janar NOA - Shërbimi më i ri në Shqipëri "ALO 116 - Telefoni i Ndihmës për Fëmijët" ka filluar të jetë tashmë në shërbim të të gjithë fëmijëve dhe familjarëve të tyre të përmbytur nga fatkeqësia e fundit në Qarkun e Shkodrës.
- Qeveria shqiptare i jep Haitit 30 mijë euro pas tërmetit fatal Tiranë, 15 Janar NOA - Qeveria shqiptare ka vendosur që t'i japë autoriteteve në Haiti, një shumë prej 30 mijë eurosh, si ndihmë për tërmetin katastrofal të pak ditëve më parë ku raportohen shifra të frikshme të vdekurish e të zhdukurish.
- Ministria e Jashtme përshëndet vendosjen e marrëdhënieve mes Kosovës e Malit të Zi Tiranë, 15 janar NOA - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot nënshkrimin e aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm, dhe një mesazh shumë të qartë për paqen, stabilitetin dhe progresin në rajonin
- PS: Letra e Topallit, kërcënim antikushtetues, s'ka kthim në Kuvend pa u hapur kutitë Tiranë, 15 janar NOA Update - "Jozefina Topallit t'i vijë turp që përdor postin për të bërë diversion duke vazhduar gjahun e Sali Berishës për të joshur apo për të bërë presion mbi deputetët socialistë, përmes kësaj letre që nuk është asgjë tjetër veçse një kërcënim antikushtetues".
- Kryesia e Kuvendit lajmëron mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme Tiranë, 15 Janar NOA - Parlamenti paralajmëron mbledhjen ditën e Hënë ora 17.00 të Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për emergjencën humanitare në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë.
- Ministria e Brendshme: Përmirësimi i motit sjell tërheqjen e ujërave nga toka e përmbytur Tiranë, 15 janar NOA - Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë pak minuta më parë me anë të së cilës bëri të ditur se për shkak të përmirësimit të kushteve të motit ka vijuar tërheqja e ujërave nga sipërfaqja e tokës së përmbytur në zonën e Shkodrës.
- Beogradi tërheq ambasadorin e Serbisë në Malin e Zi Beograd, 15 Janar NOA - Serbia ka rikthyer lojën e saj të tërheqjes së ambasadorëve nga vendet që njohin apo vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën.
- Tadiç: Jo në inaugurimin e presidentit kroat në praninë e Sejdiut Beograd, 15 Janar NOA/RFE - Presidenti serb Boris Tadiç tha se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kroacisë në se aty do të jetë prezent edhe presidenti i Kosovës.
- Makina me targa të Kosovës kapet me 5 kg heroinë Vërmicë, 15 Janar NOA - Një sasi prej pesë kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë u zbulua pak më parë në Kosovë, informon korrespondenti i agjencisë NOA që citon burime zyrtare nga Dogana e Kosovës.
- Tërmeti, Berisha ngushëllon presidentin e Haitit, qeveria dhuron 30 mijë euro Tiranë, 15 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha i shprehu sot ngushëllimet autoriteteve më të larta në Haiti për tragjedinë e rëndë nga tërmeti.
- Ambasadorët sigurojnë Berishën: Do mbështesim qeverinë për anëtarësimin në BE Tiranë, 15 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot ne një takim Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Emanuel Montobio dhe Kryetarin e Misionit të BE-së në Tiranë, Ambasadorin Lohan të cilët e informuan Kryeministrin për prioritetet e Presidencës spanjolle të BE-së për gjashtë muajt në vijim.
- Përmbytjet, ushtria kryen operacione të përbashkëta në Shkodër e Lezhë FOTOT shihni dhe Videon Shkodër-Lezhë, 15 Janar NOA - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës tha sot se po vazhdon pa u ndërprerë operacioni në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.
- Përmbytjet, Ambasada e SHBA-së dhuron 50.000 dollarë për 5 mijë banorë të dëmtuar Tiranë, 15 janar NOA - Në përgjigje të situatës së emergjencës krijuar nga përmbytjet në veri të Shqipërisë, Ambasada e SHBA-së deklaroi sot se do të dhurojë 50,000 dollarë si ndihmë emergjence për të mbështetur ata që janë prekur më shumë.
- Meta takohet me Presidentin e Kryqit të Kuq Shqiptar, Shyqyri Subashi Tiranë, 15 janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti sot Presidentin e Kryqit të Kuq shqiptar, Shyqyri Subashi.
- Katastrofat, nevojitet sigurimi i detyrueshëm Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 15 janar NOA - Sa herë që ndodhin fatkeqësi natyrore, si tërmeti, zjarri apo së fundmi përmbytjet në Shkodër rikthehet debati nëse duhet të sigurohen shtëpitë, biznesi apo veprat e mëdha publike nga katastrofa.
- Reportazh, shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut Prishtinë, 15 janar NOA - Në rrugën magjistrale Prishtinë-Prizren, rrugë kjo që lidh dy qytetet më të mëdha të Republikës së Kosovës, gjendet fshati Reçak, i cili ka larg vetëm 2 km komunën e Shtimes.
- Kërkesat e minatorëve, Sindikatat: Qeveria po i neglizhon Tiranë, 15 janar NOA - Minatorët i janë rikthyer sërish kërkesave ekonomike të parealizuara, të cilat edhe për këtë vit të ri do të jenë qëllimi i protestave të tyre.
- Rreziku nga epidemitë në Shkodër, komiteti diskuton masat Tiranë, 15 janar NOA - Rreziku i përhapjes së epidemive në zonat e përmbytura ka thirrur në një mbledhje urgjente në Shkodër, komitetin ndërministror, i cili ka diskutuar për masat post emergjente që duhet të merren.
- Rama takon ambasadorin e KE-së, Lohan dhe atë spanjoll Tiranë, 15 janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjës, vendi që mban presidencën e radhës së BE.
- Homazhe në nderim të "Artistit të Popullit", Shaban Hadëri Tiranë, 15 janar NOA - Sot paradite në Galerinë Kombëtare të Arteve janë zhvilluar homazhet në nderim të skulptorit Shaban Hadëri, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
- Berisha: Ndëshkim pedagogëve që i kërkojnë studentëve para për notën Tiranë, 15 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha përshëndeti sot konferencën "Cilësia në arsimin e lartë dhe procesi i Bolonjës, gjendja dhe perspektiva", organizuar nga ministria e Arsimit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të universiteteve në vend, pedagogë dhe akademikë.
- Vetëvendosja shpërndan fletushka me sloganin, "Në Kosovë nuk ka drejtësi" Prishtinë, 15 janar NOA - Institucionet e Kosovës po kremtonin sot "sundimi i ligjit" në Kosovë, në Sallën Kuqe të Pallatit të Rinisë kur janë përballur me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja të cilët ndërmorën një aksion simbolik për të treguar se në Kosovë nuk ka fare drejtësi.
- Presidenti i Grupit të Partive Popullore në PE: Opozita nuk duhet të bojkotojë Tiranë, 15 janar NOA - "Për ne Shqipëria është pjesë e Evropës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë në Bashkimin Evropian.
- Berisha zhvillon homazhe në nderim të skulptorit të popullit, Shaban Hadëri Tiranë, 15 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të skulptorit të popullit Shaban Hadëri, i cili u nda dje nga jeta.
- Shkodër, Banka Botërore: Do konsistojmë në asistencën e ekspertëve për të vlerësuar dëmet Tiranë, 15 janar NOA - Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philippe Le Houreou, pas një inspektimi në terren i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në zonat e përmbytura në Shkodër deklaroi se Banka Botërore e vlerëson mjaft efiçent menaxhimin nga ana e qeverisë të situatës së emergjencës
- Përmbytjet, Gjermeni: Qeveria po tallet me viktimat e katastrofës Tiranë, 15 janar NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni u shpreh sot para mediave se deklarata e qeverisë për të futur banorët e zonave të përmbytura në Shkodër në skemën e ndihmës ekonomike për familjet e varfra është një tallje që po u bëhet viktimave të kësaj katastrofe.
- Përmbytjet, Vendorët dhe qytetarët vërshojnë ndihmat për banorët e dëmtuar Tiranë, 15 janar NOA - Shoqata e Bashkive, Komunave dhe Qarqeve ka vijuar me përkrahjen e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në veri të vendit.
- Partitë Popullore: Shqipëria është pjesë e qenësishme e BE, duhet doemos të hyjë Tiranë, 15 Janar NOA - "Për ne Shqipëria është pjesë e Europës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë në Bashkimin Europian".
- PS, Qefalia: Berisha të mbajë larg duart nga provat e katastrofës Tiranë, 15 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka kërkuar kryeministrit Berisha të mos fusë duart në provat e katastrofës në veri të vendit.
- Topalli i çon letër 64 deputetëve të opozitës, teksti i plotë Tiranë, 15 Janar NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka dërguar nga një letër secilit prej 64 deputeteve të Partisë Socialiste duke i ftuar ata që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por njëkohësisht edhe duke i kujtuar se përfundimisht, 6 marsi 2010 është afati i fundit i skadimit të
- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Topallit: Kundër çdo bojkoti Tiranë, 15 Janar NOA - Gjatë vizitës së saj në Bruksel, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në një takim nga Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist në PE, Libor Rouçek.
- Ndalen reshjet, përmirësohet situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës Shkodër, 15 janar, NOA - Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, duket se ka nisur të stabilizohet se bashku me motin e këtyre dy ditëve të fundit, i cili është shoqëruar me ndërprerjeve të reshjeve.
- Pack: Beogradi, më përgjegjës për gjendjen Bruksel,15 janar, NOA - Për problemet në Kosovë më përgjegjës është Beogradi, i cili nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po ia rëndon gjendjen. Një deklaratë të tillë e ka bërë eurodeputetja gjermane, Doris Pack për gazetën "Danas" të Beogradit.
- Tadiç: Nuk shkoj në ceremoninë e Josipoviç po të jetë Sejdiu Beograd, 15 janar, NOA - Presidenti serb, Boris Tadiç ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në betimin e presidentit të ri kroat Ivo Josipoviç, nëse aty do të jetë i pranishëm edhe presidenti kosovar Fatmir Sejdiu.
- Arrestohet kosovari, donte të kalonte Durrësin me letra false Durrës, 15 janar, NOA - Forcat e policisë kufitare të Portit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një kosovar, i cili tentonte të kalonte kufirin ujor shqiptar me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
- Nuk paguante detyrimet tatimore, ndiqet penalisht administratorja Durrës, 15 janar, NOA - Nuk paguante detyrimet tatimore, prokuroria nis ndaj saj procedimin penal. Fjala është për një administratore të një aktiviteti privat në qytetin e Durrësit, me inicialet F.
- Gjykata e Lartë rishqyrton çështjen "Mediu" pas akuzave të familjarëve të viktimave Tiranë, 15 janar, NOA - Ndërsa e kishte mbyllur njëherë procesin e gjykimit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit, organi i Gjykatës së Lartë e ka rimarrë sërish në shqyrtim atë.
- Vazhdon protesta e pedagogëve të Universitetit të Vlorës Vlorë, 15 janar, NOA - Ka vazhduar edhe ditën e sotme protesta e pedagogëve të Universitetit të Vlorës, të cilët kërkojnë më shumë mjedise ku të zhvillojnë procesin e tyre normal të mësimit.
- "Keqkuptimi" i Kamysë, shfaqja e re në Teatrin e Metropolit Tiranë, 15 janar, NOA Nga Milena Selimi - "Keqkuptimi", është një dramë ekzistencialiste nga Albert Kamy, e cila do të jepet si shfaqje në fillim javën e ardhshme në datat 18, 19 , 20 janar 2010 në sallën Çehov të Teatrit të Metropolit.
- Konfindustria: Përmbytjet, KESH dhe OST e menaxhuan shumë mirë situatën Tiranë, 15 janar, NOA - Konfindustria përmes një deklarate për shtyp, ka vlerësuar mënyrën e menaxhimit nga ana e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të situatës së rënduar të përmbytjeve në veri të vendit.
- Aksidenti, autobusi përplaset me makinën, nuk ka të lënduar Elbasan, 15 janar, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 62-vjeçarin Lefter Dedja, vjeç 62, lindur dhe banues në këtë qytet pasi shkaktoi aksidentin e një makine tjetër.
- Sulmi ndaj Google, Uashingtoni kërkon sqarime ndaj Kinës Pekin, 15 janar, NOA - Qeveria amerikane ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Kinës për ndërhyrjet masive të hakerëve në gjigantin e internetit Google në Republikën Popullore të Kinës.
- Zbulimi, telekomanda dhe mausi do të dalin jashtë përdorimit Las Vegas, 15 janar, NOA - Ndërrimi i kanaleve televizive me telekomandë apo i dritareve të internetit përmes mausit, së shpejti do të jetë një veprim i eliminueshëm falë teknologjisë më të re që ofrohet nga Microsoft dhe Hitachi, prodhuesit kryesorë të saj e cila bazohet në monitorimin e televizionit
- Studimi: Stresi në mjedisin e punës, si ta trajtojmë shefin Brigton, 15 janar, NOA - Një punë bëhet veçanërisht stresuese bazuar në marrëdhëniet që punonjësit jetojnë me shefin e tyre. Një fakt i tillë pohohet nga psikologët, sipas të cilëve, shpesh shefi mund të shihet në një dritë të keqe dhe ai vetë nuk mund të jetë i vetëdijshëm për sjelljen e tij por
- Ndihmat "pushtojnë" Haitin, gjendja pas tërmetit vazhdon të jetë katastrofale Porto Prince, 15 janar, NOA - Avionët e ndihmave kanë tejmbushur aeroportin kryesor të Haitit me dërgesat e para nga vendet e botës për vendin që u godit para dy ditësh nga një tërmet fatal.
- Vizitohet Qendra e Ndalimit, të dyshuarit: Nuk kemi ankesa për policinë Prishtinë, 15 Janar NOA - Hulumtues të KMDLNj-së (Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut), vizituan Qendrën për Ndalim në Prishtinë ku edhe intervistuan 3 nga 6 të ndaluarit që ishin aty.
- Obama: SHBA-të nuk do ta braktisin Haitin Tiranë, 15 Janar NOA/RFE - Numri i të vdekurve nga tërmeti në Haiti mund të jetë 45-50 mijë njerëz, njofton Kryqi i Kuq. Tre milionë të tjerë, ose një e treta e popullsisë së vendit të Karaibeve, llogariten se kanë nevojë për ndihma emergjente.
- Studimi më i fundit: Me një dietë të shëndetshme, gratë largojnë depresionin Tiranë, 15 Janar NOA - Një studim australian ka zbuluar se femrat që përdorin një dietë të shëndetshme me fruta, perime dhe sa më pak yndyra kanë një rrezikshmëri shumë më të ulët të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe problemet e zemrës.
- Njoftim nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra e Torinos Njoftim nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra e Torinos organizon ditën e Shtunë, datë 16 Janar 2010, ora 15.00, në Circolo dei Lettori në Palazzo Granieri della Roccia, Via Bogino, 9, Torino, në konferencën arkeologjike 'Alla scoperta dell'antica Illiria' ('Në gjurmët e Ilirisë së lashtë')
- Presidenti, ngushëllime për ndarjen nga jeta të skulptorit të shquar Shaban Hadëri Tiranë, 15 Janar NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes Hadëri për ndarjen nga jeta të Skulptorit të Popullit, Shaban Hadëri, në moshën 82 vjeçare.
- Julio Baptista. shumë pranë Interit Tiranë, 15 Janar NOA - Lojtari brazilian i Romës Julio Baptista duket se është gjithnjë e më pranë ekipit të Interit. Flitet se kjo tratativë mund të përfundojë që ditën e sotme (e Premte) dhe braziliani mund të jetë nën urdhrat e Mourinjos që në javën e ardhshme.
- Festohet Viti i Ri Ortodoks në Mitrovicë, shënohet varg incidentesh Mitrovicë, 15 Janar NOA - Në natën e shënimit të Vitit të Ri Ortodoks, është bërë organizim publik i shënimit të kësaj feste në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
- Kapot e shteteve të Ballkanit, ja pasuritë që posedojnë Tiranë, 15 Janar NOA - Kur bëhet fjalë për pasurinë e tundshme dhe të patundshme të presidentëve të shteteve të krijuara nga ish-Jugosllavia, presidenti i ri kroat, Ivo Josipovic, ua kalon shumicës së liderëve.
- Situata e përmbytjeve, përmirësim i dukshëm në Shkodër, ja shifrat Tiranë, 15 Janar NOA - Dita që u mbyll (e Enjtja) solli një përmirësim të konsiderueshëm të situatës në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës, veçanërisht në komunat Bërdicë, Guri i Zi, Qendër M.
- Ndihmat dhe diferencimi politik Tri ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri të shoqëruar nga Presidenti Bamir Topi vizituan sot zonën e prekur nga fatkeqësia e përmbytjes në veri të vendit, duke inkurajuar banorët dhe strukturat e qeverisë të punojnë së bashku për të tejkaluar pasojat e katastrofës.
- Buffon: Jam gati për Chievon Itali, 15 Janar NOA - Pas një muaj jashtë fushave është momenti që të rikthehet portieri numër një i Juventus Gianluigi Buffon. Këtë lajm e ka dhënë vetë lojtari i cili ka shkruar në uebsajtin e tij se është i gatshëm të rikthehet dhe madje kërkon të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme të Juventus
- I dhuron gruas një celular "spiun", dënohet 50-vjeçari Bovalino (Reggio Calabria - Itali) 15 Janar NOA - I dhuron nuses së re një "celular-spiun" nga ku përgjonte për vite me radhë thirrjet telefonike si dhe mesazhet hyrëse dhe dalëse nga aparati.

