Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Histori e shkurtër e të ardhmes që po e jetojmë
English

Histori e shkurtër e të ardhmes që po e jetojmë

Nëse në pjesën më të madhe të shekullit XX bota ishte bipolare (ShBA-BRSS), dhe që prej vitit 1989 ajo u bë unipolare (ShBA), në shekullin XXI, përveç ShBA-ve, me gjasë do ta kemi edhe BE-në, si dhe atë që tashmë quhet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina)

Nga Albin Kurti

Zanafilla e degradimit të kombit në etni është e lidhur me tendencat retrogarde në kushtet e postmodernitetit. Nëse në modernizëm etnia bëhej komb, në postmodernizëm kemi prirjen për ta kthyer kombin tek etnia. Në këtë kuptim, jetojmë në epokën e cila duket që më shumë i përngjan periudhës së Kongresit të Vjenës të vitit 1815 sesa Konferencës së Versajës të vitit 1919. Pra, bota po ecën përpara drejt feudalizmit: perandori rajonale me provinca a vilajete si te shoqëria agrare, dhe jo shtete-kombe sikurse në modernitetin industrial. Një shekull më parë, Konferenca e Versajës nxori shumë kufij të rinj nga kombe të shumta që u çliruan dhe krijuan shtetet e tyre. Numri i njerëzve në Evropë që ishin pakicë kombëtare në shtetet ku jetonin, u përgjysmua (megjithëse kjo u arrit zakonisht përmes asaj që sot e quajmë ‘spastrim etnik'). Dy shekuj më parë, Kongresi i Vjenës e nxori Evropën lindore të ndarë midis Habsburgasve, Romanovëve dhe Osmanëve. Lart kishim burokraci të centralizuar dhe përfundi saj kishim krahina të llojllojshme me etni të ndryshme. Duket që Ernest Gellner do të bëhet gjithnjë e më i famshëm në të ardhmen aspak të largët. Jo pse i kishte të drejta bindjet, por më parë pse i ndante ato me politikëbërësit e fuqive të mëdha sot. Fundja, një studiues mund të analizojë e parashikojë, por këtë s'mund ta bëjë një superfuqi. Kur parashikon superfuqia, atëherë ky nuk është më parashikim, por projekt i saj. Konferenca e Versajës afirmoi sistemin me shtete-kombe dhe me të drejtën për vetëvendosje. Por ky sistem nuk kishte qëndrueshmëri dhe u shemb në furtunën e parë, konstaton Ernest Gellner. Erdhi në pushtet Hitleri (që nisi Luftën e Dytë Botërore) dhe Stalini. Prandaj, Vjena 1815 dhe jo Versaja 1919, besohet që paraqet formulën e stabilitetit. Këso bindje gellneriane kanë edhe shumica e zyrtarëve të lartë në Bruksel, Ëashington e gjetiu. Rritja e rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar dhe lehtësia e posedimit dhe operimit me armë të fuqishme edhe për shtetet më të vogla, vetëm sa i jep zjarr arsyetimit konservativ të qendrave të fuqishme për nevojën e perandorive rajonale dhe autoriteteve mbikombëtare. Gellner, në librin e tij Nacionalizmi, që iu botua dy vjet pas vdekjes, dhe të cilin e përktheu në shqip Bashkim Shehu, hapur bën thirrje për autoritete efektive mbikombëtare përkundruall krijimit të autonomive lokale, që do të dilnin si pasojë e procesit që ai thotë se do të mund të quhej kantonizim (sic.). "Ashtu sikurse që dikur qytetet-shtete ishin nënkombëtare kurse perandoritë ishin mbikombëtare, edhe instancat e parandalimit të katastrofave bërthamore apo ekologjike, të kontrollit ndaj tregtisë së drogës e të armëve, e kështu me radhë, duhet të jenë mbikombëtare, ndërsa instanca që do të administrojë shkollimin dhe sistemin e mirëqenies mund të bëhet nënkombëtare." - shkruan Gellner, për të vazhduar me testamentin e tij që përmblidhet te "përparësia e stabilitetit, shmangia e destabilizimit pa shkaqe të forta dhe pa mjete për një kalim të rregullt në regjimin pasardhës; centralizimi i funksioneve kryesore të ruajtjes së rendit dhe kantonizimi i funksioneve sociale; pluralizmi kulturor, de-fetishizimi i truallit." Mbase edhe sajimi i identitetit kosovar si identitet kombëtar, gjithsesi në llogari të identitetit kombëtar shqiptar, është procesi i njëjtë i shndërrimit të Kosovës nga shtet (normal) që realisht nuk është, në regjion (të BE-së) që tashmë disi është. Nevoja e perandorisë për t'u zgjeruar, që vjen si burokrat ndërkombëtar, aspiron të përkthehet në dëshirë të vendasit që nuk don të ndjehet i përjashtuar. Vendasi në Kosovë është vendas i ndërkombëtarëve, vendasi për ndërkombëtarët. Me kalimin e viteve edhe vetë qytetarët e Kosovës nisën ta quajnë veten vendas, vendorë. Jo më në kuptimin e autoktonësisë që vinte nga kundërshtimi i pretendimeve të Serbisë, por si pasojë e realitetit ku dominohemi nga ndërkombëtarët. Ata na quajnë ‘locals' që është një eufemizëm postmodern i ‘natives' apo ‘indigenous', kurse ne i quajmë ‘internationals' që është eufemizëm për ‘colonisers'. Pra, ne i quajmë ndërkombëtarë sepse janë kolonizatorë që s'duan të quhen ashtu, ndërsa ne jemi lokalë sepse jemi indigjenë që s'duan të na quajnë kështu. Ndërkombëtari tash përherë e më shumë është pikërisht evropiani i dërguar nga Brukseli si qendër e perandorisë në konsolidim e sipër. Herman Van Rompuy u zgjodh president i Këshillit Evropian mu pse është federalist, sepse e do BE-në si Evropë të regjioneve. BE-ja e përshkruan veten si entitet që për nga soliditeti i brendshëm është më shumë se OKB-ja e më pak se ShBA-ja, porse sigurisht në udhëtimin prej të parës kah e dyta. Traktati i Lisbonës është shprehje politike e centralizimit të BE-së, e orvatjes së saj për t'u bërë njëra nga perandoritë botërore; tregu i përbashkët, valuta e përbashkët euro dhe Banka Qendrore Evropiane, janë shprehje ekonomike dhe financiare të kësaj perandorie në ngritje; ndërkaq, SFOR-i në Bosnje dhe EULEX-i në Kosovë, janë shprehje ushtarake dhe policore të eksperimentimit për një ushtri dhe polici panevropiane në të ardhmen. Bosnja dhe Kosova janë vende që kanë ngecur, mirëpo ato janë edhe poligone ku të tjerët mund ta shohin të ardhmen. Komentatori i njohur i Neësëeek-ut, Fareed Zakaria, para dy vjetëve paraqiste tezën që nëse ShBA-të janë boll të mençura, atëherë bota do të bëhet multipolare. Përndryshe, thoshte ai, bota do të bëhet tepër e rrezikshme dhe e rrezikuar. Zakaria ftonte ShBA-të që të mësojnë nga Perandoria Britanike, përkatësisht nga tërheqja e mençur dhe afatgjate e saj. Lufta e Dytë Botërore po merrte fund në Jaltë ku Roosevelti, Stalini dhe Churchilli po e ndanin Evropën. Njëmend, çfarë bënte Churchilli aty gjersa dihet që rëndësia e tij s'krahasohej dot me atë të Rooseveltit e Stalinit? Churchilli në Jaltë, mandej anëtarësia e përhershme e Britanisë së Madhe në KS të OKB-së etj., janë rezultate të tërheqjes së urtë dhe evolucionare të Britanisë nga pozitat e Pax Britanica, duke i siguruar asaj një rol të rëndësishëm të vazhdueshëm në skenën botërore. Prandaj, ka mundësi që presidenti aktual i ShBA-ve, Barack Obama, ta ketë lexuar Fareed Zakarian, sepse përgjithësisht pranohet që me ardhjen e Obamës në pushtet, politika e jashtme amerikane ka pësuar një zhvendosje prej fjalës ‘liri' te fjala ‘respekt'. Duket që Barack Obamës i ka rënë hise ta fillojë menaxhimin për kalimin e botës nga të qenit e saj unipolare në multipolare. Nëse në pjesën më të madhe të shekullit XX bota ishte bipolare (ShBA-BRSS), dhe që prej vitit 1989 ajo u bë unipolare (ShBA), në shekullin XXI, përveç ShBA-ve, me gjasë do ta kemi edhe BE-në, si dhe atë që tashmë quhet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina). Në këtë kontekst, Ballkani edhe një herë rishfaqet në histori si gjeostrategji. Rajoni i Ballkanit sërish paraqet një territor ku përplasen perandoritë, një territor ku s'janë përcaktuar ende kufijtë e perandorive. Ajo që dikur ishte Rusia e Romanovëve, sot është Rusia e Putinit. Ajo që dikur ishte Perandoria Austro-Hungareze e Habsburgasve, sot është Bashkimi Evropian. Ndërkaq, ajo që dikur ishte Perandoria Osmane, sot janë ShBA-të. Ende asgjë s'dihet se si do të mbarojë. Në këtë udhëkryq kohor e hapësinor, aq më tepër pse bëhet fjalë për udhëkryq, edhe një herë, faktori popull është më i rëndësishëm se kurrë.

KOMENTE