English

Makina me targa të Kosovës kapet me 5 kg heroinë

Vërmicë, 15 Janar NOA - Një sasi prej pesë kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë u zbulua pak më parë në Kosovë, informon korrespondenti i agjencisë NOA që citon burime zyrtare nga Dogana e Kosovës.

Autoritetet policia thanë se kanë zbuluar sot në vendkalimin kufitarë Vërmicë rreth 5 kilogramë substancë narkotike, heroinë. Oficerët doganorë, kanë njoftuar se droga e fortë është gjetur në një makinë me targa të Kosovës të llojit Mercedes dhe në ndërlidhje me këtë rast, është arrestuar një person.

Dogana pohoi se zbulimi i heroinës në këtë pikë kufitare ishte rezultat që erdhi gjatë kontrollit rutinor që i është bërë veturës.

Oficerët doganorë e zbuluan drogën që ju shihni në foto, në ndenjësen e pasme kanë të automjetit duke konfiskuar gjashtë qese të zeza me heroinën që kishte si destinacion shitjen në tregun e brendshëm.

a.b/NOA

KOMENTE