Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalen reshjet, përmirësohet situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës
English

Ndalen reshjet, përmirësohet situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës

Shkodër, 15 janar, NOA - Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, duket se ka nisur të stabilizohet se bashku me motin e këtyre dy ditëve të fundit, i cili është shoqëruar me ndërprerjeve të reshjeve.

Megjithatë, Shtabi i Emergjencave deklaron se nuk mund të thuhet ende se ka kaluar situata emergjente.

Mësohet se lagjet periferike të Shkodrës, të përmbytura nga fryrja e ujërave të Drinit dhe Bunës, tashmë nuk janë më nën pushtetin e ujit, ndërsa ka rënë me mbi 2000 ha sipërfaqja e tokës së përmbytur dhe është ulur me rreth 500 numri i shtëpive e banesave të përmbytura.

Ndërkaq, universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" sot nis procesin normal mësimor, pas një urdhri të dalë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa u vendos që konviktet e tij përdoreshin për të evakuarit.

Por gjatë ditëve të përmbytjeve, në ambientet e konvikteve të universitetit nuk u vendos asnjë familje e përmbytur.

Nga ana tjetër, mësohet se në shkollat e mesme profesionale me konvikt nuk do të vazhdojë mësimi në pritje të lëshimit të një urdhri të dytë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës.

n.e/NOA

KOMENTE