English

Nuk paguante detyrimet tatimore, ndiqet penalisht administratorja

Durrës, 15 janar, NOA - Nuk paguante detyrimet tatimore, prokuroria nis ndaj saj procedimin penal. Fjala është për një administratore të një aktiviteti privat në qytetin e Durrësit, me inicialet F.B, lindur në Përmet dhe banuese në Durrës. Prokuroria ka nisur procedimin penal të saj në gjendje të lirë për veprën penale të mospagimit të taksave dhe tatimeve pasi nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se megjithë masat administrative të vendosura nga drejtoria e Tatimeve në Durres, kjo administratore ka vazhduar të mos paguajë detyrimet tatimore.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale dokumentacioni përkatës dhe materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE