Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria shqiptare i jep Haitit 30 mijë euro pas tërmetit fatal
English

Qeveria shqiptare i jep Haitit 30 mijë euro pas tërmetit fatal

Tiranë, 15 Janar NOA - Qeveria shqiptare ka vendosur që t'i japë autoriteteve në Haiti, një shumë prej 30 mijë eurosh, si ndihmë për tërmetin katastrofal të pak ditëve më parë ku raportohen shifra të frikshme të vdekurish e të zhdukurish.

Përmes një njoftimi për shtyp, kryeministri Sali Berisha tha sot se i shpreh ngushëllimet autoriteteve më të larta në Haiti për tragjedinë e rëndë nga tërmeti.

"Haiti, sipas lajmeve shokuese nga ky vend, ka përjetuar një katastrofë njerëzore dhe materiale, të përmasave shumë të mëdha dhe ende të pa parashikuara", - thotë Berisha në mesazhin e tij.

Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga kjo tragjedi madhore që ka goditur këtë vend, Kryeministri Berisha, deklaron se "duke i shprehur Presidentit të Haitit, Qeverisë, familjeve të viktimave dhe popullit Haitian, ngushëllimet e tij më të thella, vendosi që Shqipëria, nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të dhurojë për këtë vend 30 mijë euro".

e.r/NOA

KOMENTE