Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: S'kthehemi në Kuvend, kemi prova se qeveria shkaktoi përmbytjet
English

Rama: S'kthehemi në Kuvend, kemi prova se qeveria shkaktoi përmbytjet

Tiranë, 15 janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka dalë vetëm pak minuta më parë në një konferencë për shtyp me anë të së cilës deklaroi se opozita nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj të prerë për të mos hyrë në Kuvend deri në hapjen e kutive.

Kreu i socialisteve ka deklaruar se qëllimi i konferencës është apeli që i drejton të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në katastrofën e përmbytjeve në Shkodrës ose siç e quan Rama, "Gërdeci i veriut".

"U bëj apel të gjithë atyre që janë përfshirë në Gërdecin e veriut po përpiqeni të zhdukni provat që tregojnë se jo zemërimi o zotit po ju njerëzit e paguar nga populli për të prodhuar energjinë elektrike në postet kyçe drejtuese politike dhe teknike jeni shkaktarë të Gërdecit të ujit që këputi në mes mijëra familje shkodrane.

Zgjeroi dhe thelloi gropën e zezë të buxhetit të këtij shteti të shkatërruar ku u faturoi të gjithë taksapaguesve shqiptarë një tjetër çmim të pamerituar të keqqeverisjes të Sali Berishës" tha Rama.

"Mos e bëni është e kotë, nuk i keni bindur të gjithë ata që duhet të marrin pjesë në falsifikime por mesa duket nuk duan që të gjithë të përfundojë në Prokurori e Gjykatë si rrogëtarët e vegjël të Gërdecit me zjarrë të 15 marsit të vitit 2008 ndërkohë që arkitekti i fabrikës së vdekjes është në krye të Qeverisë" tha më tej Rama.

Kreu i opozitës deklaroi se dikush ka dalë nga rreshti dhe tashmë opozita disponon shifra dhe fakte që bëjnë përgjegjës shtetin në katastrofën e veriut.

k.k/NOA
KOMENTE