Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Stresi në mjedisin e punës, si ta trajtojmë shefin
English

Studimi: Stresi në mjedisin e punës, si ta trajtojmë shefin

Brigton, 15 janar, NOA - Një punë bëhet veçanërisht stresuese bazuar në marrëdhëniet që punonjësit jetojnë me shefin e tyre. Një fakt i tillë pohohet nga psikologët, sipas të cilëve, shpesh shefi mund të shihet në një dritë të keqe dhe ai vetë nuk mund të jetë i vetëdijshëm për sjelljen e tij por nëse vartësi mund të gjykojë nivelin e aftësisë konstruktive të shefit, mund të fitojnë një raport pune të shëndetshëm dhe të lumtur së bashku.

Kjo tezë u paraqit në konferencën e profesionale psikologjike nga shoqëria britanike e Psikologjisë, e cila u mbajt gjatë datave 13-15 janar në Brigton të Britanisë së Madhe.

Ajo doli me përfundimin sesi marrëdhëniet mes shefit dhe vartësit janë shkaku më i zakonshëm stresit në vendin e punës. Studimi përfshiu 150 menaxherë dhe 500 punëtorë dhe gjeti se nëse këta të fundit kishin aftësinë ta gjenin më së miri pikën e dobët të shefit të tyre, kishin një përmirësim të rezultateve në punë, por edhe raporteve brenda saj.

"Pasojat e stresit janë shumë të përbashkëta dhe ato karakterizojnë si shefin, ashtu edhe vartësin, prandaj ky i fundit duhet të gjejë mënyrën e duhur për ta parë shefin dhe për ta trajtuar atë, megjithë të metat që mund të ketë, në mënyrë që të sigurojnë një marrdhënie sa më korrekte", tha dr.Ema Donaldson-Feilder e cila ka drejtuar studimin në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE