Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja shpërndan fletushka me sloganin, Në Kosovë nuk ka drejtësi
English

Vetëvendosja shpërndan fletushka me sloganin, "Në Kosovë nuk ka drejtësi"

Prishtinë, 15 janar NOA - Institucionet e Kosovës po kremtonin sot "sundimi i ligjit" në Kosovë, në Sallën Kuqe të Pallatit të Rinisë kur janë përballur me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja të cilët ndërmorën një aksion simbolik për të treguar se në Kosovë nuk ka fare drejtësi.

Aktivistët e Lëvizjes mbajtën parulla të ndryshme ndërsa hodhën masivisht fletushka në të cilat shkruhej "Në Kosovë nuk ka Drejtësi!".

"Organizatorët e manifestimit si dhe anëtarët e sigurimit intervenuan dhunshëm dhe i nxorën një pjesë të aktivistëve tanë nga salla. Aktivistët e tjerë, në shenjë protestuese reaguan duke fishkëllyer me pipa dhe më pas u larguan dhunshëm nga Policia e Kosovës.

Ky intervenim ishte edhe një shembull më tepër se si "drejtësia" në Kosovë i ka dy fytyra. Ajo është policore në raport me qytetarët e Kosovës kurse, toleruese në raport me shkelësit e vërtetë të ligjit: strukturat paralele të Serbisë, politikanët e korruptuar, etj" thuhej në deklaratën e lëvizjes Vetëvendosja e lëshuar sot në mesditë.

Sipas kësaj lëvizjeje, organizimi i një manifestimi të tillë për kremtimin e të ashtuquajturit sundim të ligjit është pjesë e projektit të këtij sistemi politik që për qëllim ka krijimin e iluzionit tek qytetarët e Kosovës se çdo gjë është në rregull, kurse krejt çfarë ka mbetur është të kremtohet.

"Ky iluzion është i papranueshëm kur jemi dëshmitarë se çdo ditë, qytetarit të këtij vendi i shkelen edhe të drejtat më themelore' thuhej më tej në deklaratën e lëvizjes.

Më poshtë i keni fjalitë që ishin të shkruara në parullat që u mbajtën nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja gjatë këtij manifestimi:

Drejtësia në Kosovë ka dështuar tërësisht. Në Kosovë nuk ka drejtësi, por padrejtësi. Pa-drejtësia është mungesa e drejtësisë.

Nuk ka drejtësi për ata që kanë vrarë, dhunuar, keqtrajtuar e shkatërruar gjatë luftës në Kosovë. Kriminelët ende enden të lirë edhe brenda Kosovës. Emrat dihen.

Nuk ka qetësi për familjet e të pagjeturve. 1,800 të rrëmbyer shqiptarë ende i mban Serbia. Përgjegjësit dihen.

Nuk ka drejtësi për ata që e shkelin ligjin. Askush nuk është prekur nga strukturat paralele. Ato veprojnë lirshëm kundër Kosovës sipas ligjit të Serbisë. Emrat dihen.

Nuk ka drejtësi për hajninë, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin, krimin e organizuar politik e ekonomik të politikanëve të lartë të Kosovës. Emrat dihen.

Nuk ka drejtësi për kriminelët ndërkombëtarë: ata kanë imunitet. Vrasësit e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt u kthyen pa u ndëshkuar në Rumani.

Emrat dihen.

Nuk ka drejtësi për korrupsionin ndërkombëtar në Postë, Aeroport.

Hajnat ndërkombëtarë kanë imunitet prej ligjit i cili vlen veç për ne. Emrat dihen.

Nuk ka drejtësi të pavarur. Ajo është politike dhe në shërbim të pushtetit e Qeverisë, e jo në shërbim të drejtësisë. Kur e ka hetuar drejtësia jonë ndonjë politikan të lartë? Kurrë.

Nuk ekziston një sistem unik i drejtësisë në Kosovë. Diku zbatohet Plani i Ahtisaarit dhe ligjet e tij. Kurse në veri dhe enklava zbatohen ligjet e Serbisë.

Dysia është dyfytyrësi.

Nuk ka gjykata të Kosovës në veri dhe enklava, por vetëm të Serbisë.

Serbia emëroi gjykatësit dhe prokurorët për veri dhe enklava. Politikanët tanë po e festojnë ditën e ligjit

Pas nënshkrimit të Protokollit për Policinë me Serbinë, EULEX-i ka paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli tjetër me Serbinë për drejtësinë.

Politikanët tanë po flenë.

Nuk ka funksionim të drejtësisë. Qindramijëra lëndë të pazgjidhura e bëjnë sistemin e drejtësisë në Kosovë të jetë shumë vite larg efikasitetit. Përgjegjësit dihen.

Ndërkaq, në faqen tjetër mund t'i gjeni disa fotografi nga ky aksion.

KOMENTE