English

Hiddink shtyn Benitez tek Juventus

Angli, 16 Janar NOA - Është folur shumë gjatë kësaj periudhe për një transferim të mundshëm të teknikut holandez Guss Hiddink tek ekipi i Juventus por me sa duket trajner është i tërhequr shumë nga kampionati anglez i Premier League dhe dëshiron të jetë nën drejtimin e një ekipi të tillë.

Tashmë thuajse është e sigurt dorëheqja e teknikut spanjoll Rafa Benitez nga ekipi i Liverpulit dhe po flitet pikërisht për ardhjen e Hiddink në pankinë.

Kjo gjë duket se i pëlqen holandezit i cili është shprehur i gatshëm për këtë aventurë të re pasi ka folur në konfidencë më disa miqtë e tij pikërisht për këtë lajm.

Në qoftë se kjo gjë do të ndodhë atëherë Rafa Benitez mund të shkojë në drejtim të Juventus pasi dihet që Ferrara është në një pozicion mjaft të vështirë për momentin dhe drejtuesit teknik të Juventus janë në kërkim të një trajneri të ri për ekipin.

Tashmë nuk ngelet gjë tjetër vetëm të presim një lëvizje të Hiddink e cila do të vendosë fatet e Liverpul dhe Juventus.

r.b/NOA

KOMENTE