Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Historia e mjerimeve të Haitit
English

Historia e mjerimeve të Haitit

Haiti zë një të tretën e pjesës perëndimore të ishullit Hispaniola. Kur evropianët shkuan atje 500 vjet më parë, ata u mahnitën se sa shumë drunj kishte ky vend. Sot kanë mbetur vetëm 3 për qind e këtyre pyjeve. Ato janë përdorur për lëndë të parë dhe ngrohje

Nga Nick Caistor

Haiti ka përjetuar shumë trazira politike, varfëri dhe katastrofa natyrore.

Ka ndodhur shpesh në të kaluarën e vendit, që sa herë duket sikur situata përmirësohet vendin e godet një katastrofë tjetër.

Deri përpara se të shkatërrohej nga tërmeti i ditës së martë, pallati presidencial ka qenë ndërtesa më e bukur në kryeqytetin Port au Prince.

Kjo ndërtesë e bardhë, me një strukturë harmonike që të imponohet ka qenë simboli i një premtimi që shpesh herë është shkelur në këtë vend me 10 milion banorë.

Pallati ndodhet në Champ de Mars, një shesh i madh i hapur pranë pjesës së portit në Port-au-Prince. Kjo është qendra e qytetit, ku janë të të gjitha ndërtesat kryesore administrative dhe ato komunale.

Shumë prej tyre, përfshirë katedralen, spitalin kryesor dhe shtabin e paqeruajtësve janë shkatërruar nga tërmeti më i rëndë që ka goditur vendin që prej më shumë se 200 vjetësh.

Mijëra viktima

Numri më i madh i viktimave pritet të jetë më i lartë në lagjet e varfra që ndodhet pranë si Cite Soleil, ku dhjetëra mijëra haitianë jetojnë në kasolle prej druri apo llamarine, pa ujë të pijshëm, sistem kanalizimesh dhe rrymë.

Këta banorët janë detyruar të jetojnë në këto lagje të Port-au-Prince sepse kushtet në fshatra janë edhe më të rënda.

Sëmundjet kronike, AIDS dhe të kequshqyerit janë mjaft të përhapura.

Haiti zë një të tretën e pjesës perëndimore të ishullit Hispaniola. Kur evropianët shkuan atje 500 vjet më parë, ata u mahnitën se sa shumë drunj kishte ky vend. Sot kanë mbetur vetëm 3 për qind e këtyre pyjeve. Ato janë përdorur për lëndë të parë dhe ngrohje.

Shpyllëzimi ka bërë që të shtohen shkatërrimet prej një seri stuhish në 2008 , kur gati njëmijë vetë u vranë dhe gati 1 milion vetë mbetën të pastrehë pas katër uraganeve që goditën qytetin e rëndësishëm të Gonaives.

Në vitin 2004, një stuhi tropikale preku pjesën veriperëndimore të vendit.

Në portin historik Cap Haitien 3000 vetë humbën jetën.

Mbi këto katastrofa natyrore, Haiti ka vuajtur përgjatë historisë së tij edhe trazira politike dhe një qeverisje të keqe.

Kur 'Baby Doc' Duvalier u rrëzua nga pushteti në 1986, u duk sikur më në fund vendi po përjetonte një periudhë të sundimit të demokracisë.

Pas disa vjetësh trazira, shpresa u simbolizua nga zgjedhja në vitin 1990 e ish priftit të ri katolik, Jean-Bertrand Aristide.

Por koha e qëndrimit të tij në post, mori fundi vetëm pas disa muajsh kur kolonelët e ushtrisë morën pushtetin.

Eksperienca demokratike u ndërpre, disa mijëra vetë u bënë viktima të një regjimi të ri dhe mijëra vetë u përpoqën të largohen nga vendi.

Ishte influksi i madh i njerëzve drejt SHBA-së në vitin 1994 që e detyroi presidentin Bill Clinton asokohe që të rrëzonte kolonelët.

Jean-Bertrand Aristide u rikthye në pushtet dhe atëherë filloi një epokë e re politike që dukej premtuese.

Nën drejtimin e tij dhe më pas të Rene Preval dhe me ndihmën e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, jeta në vend u përmirësuar disi megjithatë haitianët mbetën populli më i varfër në hemisferën perëndimore.

Kur zoti Aristide u zgjodh president për një mandat të dytë në 2001, situata politike filloi të kthehej përsëri në konfuzion dhe dhunë.

Presidenti Aristide u rrëzua me forcë në fillim të vitit 2004 pas rritjes së dhunës në vend, dhe që prej asaj kohe në Haiti kanë qënë të dislokuar 9000 paqeruajtës.

Nën drejtimin e Rene Preval, që u zgjodh në 2006 në mandatin e tij të dytë, ka patur përmirësime në vend por të vogla.

Siç ka ndodhur shpesh në Haiti, shpresat janë shuar.

OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar do t'i duhet një përpjekje shumë e madhe për të ndihmuar viktimat dhe për të pastruar pas tërmetit.

Duke folur pas katastrofave të vitit 2008, President Preval tha se Haiti kishte nevojë për një ndihmë afatgjatë "për të mos u lënë si përherë e vetme që të përballojë katastrofa të reja".

Në sheshin Champ de Mars, është apo ka qenë një monument i lartë i marunëve, skllevërit në arrati që u bënë simbol i luftës së Haitit për pavarësi në fund të shekullit të 18-të.

Haitianët do të kenë nevojë për të njëjtin shpirt për të kapërcyer këtë goditje të fundit ndaj kombit të tyre. /BBC/

KOMENTE