Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, rikthehet Paoluçi
English

Juventus, rikthehet Paoluçi

Itali, 16 Janar NOA - Tek ekipi i Juventus që tashmë është në emergjencë në sulmin e saj për shkak të dëmtimeve të sulmuesve Iaquinta dhe Trezeguet ka ardhur një rikthim i rëndësishëm i lojtarit Michele Paoluçi.

Ai është rritur si futbollist në ekipet e të rinjve të Juventus dhe më pas ka luajtur me ekipet e Ascolit, Udinezes, Atalantës, Catanias dhe Siennës ku ka bërë 79 prezantime në fushën e lojës duke realizuar 15 gola.

Juventus e ka marrë lojtarin në formë huazimi për një shumë prej 300 mijë eurosh ku Paoluçi do të qëndrojë tek ekipi i Ferrarës deri në fund të këtij sezoni.

Ai ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Juventusit dhe mund të jetë në fushën e lojës që të dielën në transfertën e Veronas duke parë që karahas dëmtimeve të shumta është i skualifikuar dhe sulmuesi brazilian Amauri.

Michele Paoluçi mund të luajë përkrah Del Pieros në sulm duke pasur dhe mbështetjen e Diegos nga pas.

r.b/NOA

KOMENTE