English

Kontradiktat mes Apolonia dhe Bylis, FSHF shtyn vendimet e Disiplinës

Tiranë, 16 Janar NOA - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, vendosi gjatë mbledhjes së sotme që të shqyrtojë në fillimjavë kontradiktat mes ekipeve të Apolonisë dhe Bylisit.

"Në vështrim të fakteve që iu paraqitën nga agjenti i lojtarit Elton Grami dhe

përfaqësuesi i FK "Apollonia", në shqyrtimin e çështjes së kërkesës së lojtarit Elton

Grami, duke qenë se ka një kontradiktë midis akteve që janë paraqitur, për të dalë me

një vendim sa më të bazuar, Komisioni shtyn shqyrtimin e kësaj çështjeje për ditën e hënë

18 janar 2010 ora 17.00.

Mësohet se gjatë shqyrtimit do të thirren për tu dëgjuar, veç përfaqësuesve të palëve edhe vetë lojtari si dhe zyrtari I FK "Apollonia" z. Laze Haxhiaj.

Ndërkaq, kërkesat e lojtarëve Neritan Novi dhe Eltjon Bratja do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit më datë 18.01.2010 ora 17:00 ku thirren për t'u dëgjuar lojtarët dhe KF "Apolonia" e KF "Bylis".

Kryetari i Komisionit të Disiplinës, Eno Bushi dhe dy anëtarët Saimir Dauti dhe Ilir Lame, thanë se kundër vendimit mund të bëhet ankimim brenda 5 ditëve në Komisionin e Apelit.

a.r/NOA

KOMENTE