English

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve pa asnjë socialist

Tiranë, 16 janar NOA - Deputetët socialistë kanë bojkotuar sot Konferencën e Kryetarëve ndërsa paralajmëruar më herët se nuk do të paraqiten në Kuvend pas u plotësuar kërkesa e tyre për hapjen e kutive.

Ndërkohë që ditën e hënë pritët të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme parlamentare ku do të diskutohet për përmbytjet në Shkodër.

Kreu i opozitës Edi Rama deklaroi dje se PS nuk do të lëkundet nga qëndrimi i saj ndaj Kuvendit vetëm pak orë pasi kryeparlamentarja Jozefina Topalli u dërgoi të gjithë deputetëve socialist nga një letër me anë të së cilës u deklaronte se 6 marsi është afati i fundit kur opozita mund të futet në parlament, ndryshe rrezikohet mandati i deputetëve socialiste.

Deputetët socialist e quajtën një kërcënim antikushtetues letrën e Topallit duke i kthyer si përgjigje se do të vazhdojnë bojkotin.

k.k/NOA

KOMENTE