English

Premier League, fitore e thellë e Çelsit

Londër, 16 Janar NOA - Sapo janë mbyllur disa nga sfidat e kësaj fundjave të kampionatit anglez të Premier League ku janë shënuar mjaft gola dhe kjo ka ardhur si meritë e dy ekipeve kryesuese të kampionatit.

Çelsi i Karlo Ançelotit ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 7 me 2 përballë ekipit të Sunderland kjo dhe falë dopietave të Anelka dhe Lampard duke mbajtur kështu kryesimin e kampionatit.

Ka mbajtur të njëjtin ritëm ekipi i Ferguson, Manchester United ku ka arritur të fitojë bindshëm me rezultatin 3 me 0 kundrejt Burnley.

Golat për "Djajt e Kuqtë" u shënuan nga Berbatov, Rooney dhe Diouf.

Për t'u përmendur është dhe ndalesa e Totenham ku në ndeshjen me Hull City ajo nuk shkoi më shumë se rezultati 0 me 0 me rrjeta të prekura.

Në ndeshjen tjetër asaj mes Wigan dhe Wolverhampton ekipi vendas ka fituar me rezultatin 2 me 0.

r.b/NOA

KOMENTE