Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca e jashtëzakonshme parlamentare, PS; Topalli u kujtove vonë
English

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare, PS; Topalli u kujtove vonë

"I themi sot Sali Berishës, edhe zonjës Jozefina, se seanca e jashtëzakonshme për zbardhjen e Gërdecit të Ujit që mbyti Shkodrën, do të bëhet nesër, në orën 11.00 nga Partia Socialiste, ku do të prezantohen provat, faktet e shifrat, që tregojnë fajësinë e plotë të qeverisë shqiptare e të KESH-it, për mbytjen me ujë të mijëra shtëpive e hektarëve toka të mbjella, duke provokuar tmerrin e mijëra familjeve e ankthin e një populli të tërë për fatin e atyre fatkeqëve. Për të cilët tmerri do të rifillojë me rikthimin në shtëpi"

Tiranë, 16 Janar NOA - "Zonja Jozefina është kujtuar tepër vonë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën, për aq kohë sa sipas nenit 74 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, seanca e javës së tretë të janarit, pra e datës 18 janar 2010, është seanca e parë e sesionit të ri kuvendor".

Ky ishte reagimi i Partisë Socialiste lidhur me vendimin e Kuvendit për të mbledhur të hënën pasdite ora 17.00 një seancë të jashtëzakonshme parlamentare.

"Zonja Jozefina u kujtua tepër vonë për një seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën, sepse kur Buna dhe liqeni filluan të derdhen mbi Shkodër, ajo ia mbathi për turizmin politik të radhës dhe për shoping në Rue Neuve, dyqaneve më të shtrenjta të Brukselit, për blerjet e jashtëzakonshme të rrobave të reja për vitin e ri 2010", - ishte akuza e deputetit socialist, Tauland Balla.

"Zonja Jozefina nuk u kujtua për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit kur ministri përgjegjës, Dritan Prifti, nuk ishte në krye të detyrës sepse festonte ne një nga hotelet më të jashtëzakonshëm të Stambollit, teksa Shkodra dhe veriu përmbyteshin nga papërgjegjshmëria e tij dhe e Sali Berishës", - vlerësoi Balla.

Kurse komentoi dhe akuzoi njëkohësisht: "Sot që zonja Jozefina po bën një politikë tallëse me fatkeqësinë e Shkodrës e me Kushtetutën u kujtoj shkodranëve e gjithë shqiptarëve, se deri më datë 13 janar 2010, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, ka harxhuar për udhëtime jashtë vendit, 7 herë më shumë se të gjithë kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë të marrë të gjithë së bashku".

Duke folur me gjuhën e shifrave, Balla tha se deri tani turistja Jozefina Topalli i ka kushtuar buxhetit shqiptar 756.430 Euro dhe shtoi: "Zonja Jozefina ka shpenzuar 2 herë e gjysmë më shumë sesa Kryetarët e Parlamenteve të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë Herzegovinës të marrë së bashku".

Në këtë pikë, vjen dhe paralelja e PS: "I themi sot Sali Berishës, edhe zonjës Jozefina, se seanca e jashtëzakonshme për zbardhjen e Gërdecit të Ujit që mbyti Shkodrën, do të bëhet nesër, në orën 11.00 nga Partia Socialiste, ku do të prezantohen provat, faktet e shifrat, që tregojnë fajësinë e plotë të qeverisë shqiptare e të KESH-it, për mbytjen me ujë të mijëra shtëpive e hektarëve toka të mbjella, duke provokuar tmerrin e mijëra familjeve e ankthin e një populli të tërë për fatin e atyre fatkeqëve. Për të cilët tmerri do të rifillojë me rikthimin në shtëpi".

Në përfundim të daljes për media, Balla kërkoi që Topalli "t'i lërë diversionet me seanca të jashtëzakonshme e me djegie mandatesh të deputetëve socialistë, sepse jo vetëm s'ka ndërmend kush t'ia falë ato mandate Sali Berishës, por me fuqinë e jashtëzakonshme të popullit do të djegim mandatin e këtij parlamenti e të kësaj qeverie përmes protestave që nuk do të ndalen nëse Saliu dhe zonja Jozefina nuk pranojnë të hetohen kutitë ku mbajnë peng të vërtetën e mandateve të tyre".

e.r/NOA

KOMENTE