Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentë të Universitetit Evropian, për herë të tretë vizituan KMDLNJ-në
English

Studentë të Universitetit Evropian, për herë të tretë vizituan KMDLNJ-në

Prishtinë, 16 Janar NOA - Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim nga Venediku (Itali), një grup studentesh vizituan KMDLNJ-në (Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut), me ç'rast u priten nga prof.dr. Zejnullah Gruda, anëtar i Bordit. Kjo ishte hera e tretë që studentët e këtij universiteti vizitojnë KMDLNj-në.

Anëtari i Kryesisë Zejnullah Gruda i informoi studentët me historiatin, aktivitetet dhe rolin e KMDLNJ-së si dhe me vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky institucion për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i cili vepron pandërprerë që nga viti 1989.

Gruda theksoi se KMDLNJ është për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe organizatat të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

KMDLNj e vlerëson lart bashkëpunimin me Universitetin Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim i cili luan rol të rëndësishëm në promovimin dhe përparimin e të drejtave të njeriut.

Grupi që përbëhej nga studentë nga vende të ndryshme të botës e vlerësoi lart veprimtarinë e KMDLNJ-së dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Studentët e Universitetit Evropian për të Drejtat e Njeriut nga Venediku shfaqën interesim për gjendjen e të drejtave të njeriut pas luftës së fundit në Kosovë në përgjithësi si edhe promovimin dhe respektimin e tyre në veçanti.

a.b/NOA

KOMENTE