Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i Spanjës takohet me Topallin: Bojkoti i PS nuk është i mirë për vendin
English

Ambasadori i Spanjës takohet me Topallin: Bojkoti i PS nuk është i mirë për vendin

Tiranë, 19 janar NOA - Ambasadori i Spanjës Emanuel Montobio, i shoqëruar nga Kryetari i Misionit të BE-së në Tiranë, Lohan i prezantoi sot Kryetares së Kuvendit programin dhe prioritet e presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, ndërsa deklaroi se bojkoti i opozitës nuk është i mirë për vendin dhe demokracinë.

Ai tha se mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave duke vlerësuar progresin e bërë nga pala shqiptare në plotësim të angazhimeve.

Ambasadori spanjoll deklaroi gjithashtu se Parlamenti Evropian ashtu si Parlamenti Shqiptar do të jenë institucionet me peshën kryesore në këtë proces.

"Bashkimi Evropian, veç zgjerimit ka si prioritete ndërtimin e një modeli të ri ekonomik, sfidat e ndryshimeve klimaterike dhe forcimin e BE-së si një faktor ndërkombëtar, përmes koordinimit të politikave në nivel transatlantik në bashkëpunim më SHBA-në, Kanadanë, Amerikën Latine e Azinë" tha ambasadori spanjoll.

Ambasadori spanjoll theksoi se " Parlamenti është vendi për opozitën. Bojkoti nuk është i mirë për vendin dhe për demokracinë." Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit tha se "Kushtetuta është e qartë dhe ajo do të zbatohet."

k.k/NOA

KOMENTE