Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi me foshnjat, ministria e Punës: Masa ekstreme deri në heqjen e atësisë
English

"Biznesi" me foshnjat, ministria e Punës: Masa ekstreme deri në heqjen e atësisë

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 19 janar NOA - Fenomeni i lypjes së foshnjave në rrugët e Tiranës ka vënë në lëvizje institucionet qendrore.

Ministria e Punës i ka kërkuar ndihmë forcave të rendit të ndërhyjnë për largimin e tyre nga rruga dhe të identifikojnë autorët që qëndrojnë prapa këtij fenomeni.

Në një intervistë, zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra, thotë se nëse nga ana e policisë vërtetohet se këta fëmijë shfrytëzohen nga prindërit e tyre, duhen marrë masa ekstreme deri në heqjen e atësisë.

Zonja zv/ministre, prej shumë ditësh, po vihen re foshnja më pak se 1 vjeç që shfrytëzohen për të lypur në shumë kryqëzime kryesore të Tiranës. Çfarë roli duhet të luajë institucioni juaj për reduktimin e këtij fenomeni?

Ndërhyrja e parë duhet të jetë nga policia. I takon forcave të rendit të ndërhyjnë për të identifikuar autorët e krimit, pasi ky është vërtet një krim që u bëhet këtyre fëmijëve.

Por legjislacioni ynë parashikon dhe masa të rënda penaliteti nëse vetë prindërit shfrytëzojnë të miturit. I takon shërbimeve tona sociale të merren me rastet e evidentuara e më pas të padisin në gjykatë personat e akuzuar për shfrytëzim. Sipas ligjit, gjykata vendos deri në heqjen e së drejtës prindërore.

Por, nga ana tjetër, ky komunitet ka probleme të mëdha sociale. Ju si dikaster direkt përgjegjës, çduhet të bëni?

Do të ishte me vend të themi se vërtet ky komunitet vuan prej kohësh probleme të thella sociale, por s'mund të thuhet se s'po punohet nga ana e shtetit.

Në strategjinë rome e cilësuar "Dekada rome", kemi planifikuar një bashkërendim të projekteve sociale, për arsimimin, punësimin dhe ndihmën ekonomike.

Këta fëmijë duhet të shihen në kompleks, pasi problemet e tyre janë të ndryshme, ata s'kanë bukë, s'kanë veshmbathje, nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë libra, pra janë shumë probleme ku duhet të fokusohemi. Natyrisht kjo kërkon dhe bashkëpunimin me pushtetin vendor.

Problem mbetet dhe mosrregjistrimi i komunitetit rom. Për këtë arsye shumë prej tyre nuk përfitojnë shërbimet sociale, ndihmën ekonomike e cila është prioritare për t'i nxjerrë ata sadopak nga varfëria ekstreme ku janë sot. Ndaj unë i bëj thirrje komunitetit rom të regjistrohet sa më parë.

b.a/NOA

KOMENTE