Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delli i Tinës
English

Delli i Tinës

Populli i Kosovës, por sidomos institucionet tona prej të cilës ishin në zor, morën frymë më lirshëm kur ajo shkoi. VETËVENDOSJE!-a pat organizuar edhe aheng dhe aksion simbolik me dy kukulla, Fatmir Sejdiun e Hashim Thaçin, duke i kënduar Tina Kaidanowit këngë vajtuese dhe duke e lutur me lot në sy që të qëndronte edhe më tutje në Kosovë

Nga Vetëvendosje!

Reagimet e fundit dhe aspak të hijshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ndaj aksionit të fundit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, tregojnë se në raport me qytetarët dhe institucionet e Kosovës ai ka filluar ta konsolidojë figurën e tij si trashëgimtar i denjë i njërës prej ambasadoreve më të hidhura që kanë pasur ShBA-të në Kosovë, Tina Kaidanowit. Gjatë sundimit të saj në Kosovë ajo i pat denigruar institucionet në servilitet të plotë dhe patologjik, kurse politikanët na i pat traumatizuar me autoritarizmin e saj, bërtimat e paartikuluara, rrahjet e tavolinës dhe thirrjet telefonike kur të mbahen seancat parlamentare, çka të flitet e çka të mos flitet fare. Ishte Tina Kaidanowi ajo që na pat quajtur "armiq të popullit" (mjerë populli shqiptar kush e mbrojti nga "armiqët" e tij!), gjë që më pas, më 10 shkurt 2007, i hapi rrugë policëve të UNMIK-ut të na vrisnin me qetësi të plotë sikurse në videolojëra, kurse politikanët të mos ndjenin përgjegjësi morale, duke reaguar sikur të ishin vrarë "armiqët" e popullit. Në fund, disa muaj përpara se të ikte, ajo ishte kryeprotagonistja ndërkombëtare e një procesi të turpshëm që Kosovës ia imponoi Planin e Ahtisaarit, Kushtetutën që është nën të, misionet e huaja qeverisëse, flamurin absurd etj.

Populli i Kosovës, por sidomos institucionet tona prej të cilës ishin në zor, morën frymë më lirshëm kur ajo shkoi. VETËVENDOSJE!-a pat organizuar edhe aheng dhe aksion simbolik me dy kukulla, Fatmir Sejdiun e Hashim Thaçin, duke i kënduar Tina Kaidanowit këngë vajtuese dhe duke e lutur me lot në sy që të qëndronte edhe më tutje në Kosovë. Ani pse të përulur nga Tina, ata në fuqinë e saj politike e gjenin prehjen e tyre dhe shfajësimin, dhe për çfarëdo veprimi të gabuar apo mosveprimi të dënueshëm, vshiheshin gjithmonë pas fustanit të saj (megjithëse, dorën në zemër, ajo rregullisht ka veshur vetëm pantolla).

Christopher Dellit aspak nuk i pëlqeu aksioni ynë. Ai ia prishi atij planin idilik, të cilin e kishin përgatitur me Nekibe Kelmendin lidhur me festimin e Ditës së Drejtësisë në Kosovë. Merreni me mend ku e kishin zgjedhur vendin për ta festuar drejtësinë - në Kosovë! Në vendim më padrejtësinë më të lartë në Evropë. Aty ku udhëheqin të korruptuarit. Aty ku ligji shkilet çdo ditë. Aty ku ka kaos legal. Aty ku më përpara shelgu do të bëjë rrush se që do të shohim procese hetimore nga Prokuroria për njekjen e figurave politike për hajni e krim politik. Aty ku drejtësisë i duhen vite tëtëra për t'i proceduar lëndët që po presin.

Në RTK Delli tha se aksioni i VETËVENDOSJE!-s e kishte anën e tij të mirë dhe atë të keqe. Ana e mirë, tha Delli, është liria e shprehjes. Pra, mirë shumë që VETËVENDOSJE!-a po i shpreh lirshëm mendimet dhe bindjet e tyre politike. Tekefundit, kështu e edukon Dellin edhe Kushtetuta e tij: liria e shprehjes mbi të gjitha. Por shumë keq, sipas Dellit, që ne e kishim kaluar kufirin. Tash e morëm vesh se cili është koncepti i Dellit për qytetarin me dell: shprehni mendimet e bindjet tuaja politike, por qetësisht, pa na e prishur muhabetin, pa na penguar, pavarësisht çka jemi duke folur, pavarësisht nëse jemi duke të fyer me përfundime të tilla sikur - Kosova shembull i drejtësisë në rajon etj. E kjo do të thotë shprehni mendimet e bindjet tuaja brenda në shtëpi. Pra, mos fol hiq.

Gjatë fjalimit të tij në konferencë të drejtësisë, Delli tha se qëllimi i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s na qenka që "të dalin në TV duke i përzënë nga salla". E falënderoi ministreshën të cilës pak iu lëkund autoriteti aparent edhe ashtu i brishtë, dhe kërkoi nga të pranishmit të duatrokisnin për të. Prioritet i VETËVENDOSJE!-s nuk është dalja në tevevizor, prej aty ku ju e ushtroni pushtetin tuaj, por për ndaljen e padrejtësisë në Kosovë. Ne veprojmë aty ku ka nevojë, pavarësisht a ka media a jo. Por ç't'i bëjmë që është pothuajse e pamundur të veprojmë në aktivitetet mashtruese të pushtetit, ku ka media, dhe ku të mos jeni ju. Kjo nuk është detyra e një ambasadori. Detyra e tij është që ta përfaqësojë shtetin prej nga vjen, e jo vendin ku ai është ambasador.

Besoni zt. Dell, që shumë më shumë se të dilnim në TV, siç bëni ju përditë, do të dëshironim të jetonim në një shtet ku drejtësia nuk festohet, por realizohet, në një shtet ku me njerëzit e korruptuar merret prokuroria e ligji ashtu sikurse në shtetin tuaj, dhe jo populli, në një shtet ku të mos kenë shumë punë ambasadorët si puna juaj për t'ua mbuluar politikanëve tanë pisllëqet e tyre. Dhe nuk do të kishim pasur nevojë fare të merreshim me gjëra të tilla: do të shikonim punët tona, do të studionim vazhdimisht, do të punonim. Po ja që është puna kështu siq është, prandaj nuk mund t'ia lëmë Kosovën horrave që po i mbroni.

Krejt në fund Delli nuk shpëtoi dot nga shpërthimi i mentalitetit kolonial, që vjen si tundim nga fuqia e pafund, duke thënë se ne VETËVENDOSJE!-a nuk e përfaqëson "shoqërinë e civilizuar dhe demokratike të Kosovës". Nëpërmjet këtij kategorizimi Delli na e paraqiti skemën e tij të ndarjes së popullit në të civilizuarit që heshtin dhe pajtohen me politikanët tanë të mjerë, dhe të paqytetëruarit që e ngrisin zërin dhe demonstrojnë. Çka do t'i ndodhte Dellit po ta bënte këtë përfundim të shkretë, ta zëmë, në ndonjë vend të BE-së. Do ta bënin për pesë pare. Por ai e ka komoditetin e përfundimeve të tilla vetëm në vendin e përkryer të rendit kolonial: aty ku heshtja është demokraci, kurse protesta primitivizëm dhe prapambeturi.

Por, s'ka faj Delli. A nuk do të bënte kështu çdo ambasador aty ku inferioriteti i politikanëve dhe deficiti i dinjitetit vendas ia miklon atij vellon e plotfuqishmërisë së pushtetit personal?

Edhe diçka, se për pak harruam. Sa për leksionet mbi demokracinë, mund ta dërgoni ndonjë profesor të zot amerikan për këtë punë. Vetë nuk do t'ua kishim këshilluar një rol të tillë kaq të vështirë.

KOMENTE