Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inva Mula, koncert në Oviedo të Spanjës
English

Inva Mula, koncert në Oviedo të Spanjës

Oviedo, 19 janar, NOA Nga Milena Selimi - Ka gjetur mundësinë të ketë një datë të përcaktuar edhe për Spanjën. Sopranoja shqiptare me famë botërore do të shfaqet më 27 janar para publikut të Asturias me një koncert recital, e shoqëruar në piano nga virtuozi, Genc Tukiqi. Në fakt, ishte parashikuar që Mula të interpretonte rolin e Mimisë në operën "La Boheme" të Puçinit që në muajin tetor të vitit 2008, por përplasja e datave të programit, bëri që sopranoja e mirënjohur të shtynte koncertin në Spanjë.

Vetëm disa muaj pasi Ismail Kadare mori çmimin "Princi i Asturias" pikërisht në teatrin "Campoamor" të Oviedos, një tjetër emër i madh i kulturës shqiptare do të ngjitet në skenë për të rrëmbyer duartrokitjet e publikut të Asturias.

Rikthimi i saj në skenën e teatrit "Campoamor" është pritur me entuziazëm nga publiku dhe mediat spanjolle. Mula ka zgjedhur që në këtë recital të shumëpritur për dashamirësit e saj në Spanjë të shoqërohet nga një tjetër shqiptar, pianisti Genc Tukiçi. Repertori me të cilin ajo do të bëjë për vete publikun e Asturias, pritet të përfshijë edhe disa arie nga Mimi.

KOMENTE