Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, rebelohen tifozët
English

Juventus, rebelohen tifozët

Torino, 19 Janar NOA - Pas një disfate tjetër, e ardhur kjo javën e fundit në kampionatin italian, ajo përballë Chievos dhe pas një rënie në klasifikim, tifozët e Juventus nuk mund të mbajnë më dhe janë të gatshëm për tu futur ata në fushën e lojës, kjo si një shenjë proteste kundrejt drejtuesve, lojtarëve e teknikut të klubit të Juventus.

Kujtojmë që tifozët e këtij ekipi janë të dënuar për një turn dhe nuk mund të shkojnë në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre, ku krahas saj ekipi është gjobitur për këtë gjë pasi vazhdojnë të jenë të pranishme akoma koret raciste kundrejt Ballotelit të Interit dhe skena të tjera të cilat nuk i përkasin sportit të futbollit.

Për këtë gjë është shprehur dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i klubit Juventin, Roberto Bettega i cili ka kërkuar nga tifozët e tij që të japin mbështetje skuadrës gjatë kësaj periudhe negative që ata po kalojnë.

Kjo situatë e vështirë që është krijuar në ambientet e klubit Juventin duket se nuk ka të mbaruar pasi ky rebelim i tifozëve pritet të sjellë ditë të vështira për teknikun e drejtuesit e klubit.

r.b/NOA

KOMENTE