Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaka, vijnë kritikat e para
English

Kaka, vijnë kritikat e para

Madrid, 20 Janar NOA - Kanë ardhur kritikat e para për lojtarin e Realit të Madridit Rikardo Kaka. Këto kritika kanë ardhur pikërisht nga revista spanjolle e cila i ka ndenjur gjithnjë afër ekipit të "los blanco", "As" e cila ka folur për rendimentin e lojtarit.

Revista e ka paralelizuar atë me çmimin që është blerë ai pra 65 milionë euro dhe ka thënë që Kaka nuk po arrin të bëjë diferencën në lojë madje është shumë larg asaj forme ku arriti të fitonte titullin lojtari më i mirë në botë.

Tashmë Kaka u rikthye në fushat e lojës pas një mungese 2 mujore për arsye dëmtimi dhe në ndeshjen me Bilbaon ai formoi sulmin e tre galaktikëve me Ronaldon e Benzeman, por kjo gjë nuk dha sukses pasi në këtë sfidë për Realin erdhi një humbje e paprashikuar.

Kaka këtë sezon ka shënuar vetëm katër gola ku njërin prej tyre në Champions League dhe tifozët e tij dhe të Realit po presin më shumë nga ky futbollist.

r.b/NOA

KOMENTE