Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina probleme me Google, dhunohet posta elektronike e gazetarëve të huaj
English

Kina probleme me Google, dhunohet posta elektronike e gazetarëve të huaj

Pekin, 19 janar NOA - Shoqata profesionale e gazetarëve me seli në Pekin, "Foreign Correspondents' Club of China" ka deklaruar sot se posta elektronike e gazetarëve të huaj që punojnë në Kinë është dhunuar.

"Korrespondentët e huaj në Pekin kanë zbuluar kohët e fundit se kutitë e tyre postare janë cenuar. Email e tyre janë dërguar në një adresën elektronike të panjohur", thotë FÇC.

Shoqata kujton gjithashtu se të "gjithë anëtarët dhe gazetarët në Kinë kanë qenë subjekt i sulmeve nga hakerat gjatë dy viteve të fundit".

FÇC këshillon anëtarët e saj të jenë të kujdesshëm në internet, për të mos hapur adresa të dyshimta dhe të përdorin antivirus rregullisht.

Shoqata gjithashtu rekomandoi të ndryshohen rregullisht fjalëkalimet dhe të përdoret versioni i sigurt për Gmail. Pas deklaratës së FÇC, shoqata "Reporters sans frontiere" ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin dhe frikën për burimet e tyre, shkeljen serioze të intimitetit dhe lirisë për të shpërndarë lajmet dhe informacionin.

Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Punëve të Jashtme, Ma Zhao Xu përsëriti sot se "kompanitë e huaja që operojnë në Kinë (edhe Google pa përjashtim) duhet të respektojnë në mënyrë eksplicite ligjet kineze, duke përfshirë edhe censurën".

Një javë më parë motori kryesor i kërkimit në botë ka kërcënuar se do të mbyllë aktivitetin dhe zyrat e saj në Kinë për shkak të sulmeve dhe censurës.

Në përgjigje të shkeljeve të intimitetit të përdoruesve të saj, veçanërisht kutive postare, Google ka vendosur të heqë filtrat censurues kinezë të vendosur në motorët e kërkimit. Ndërkohë vazhdon kërkimin për autorët e sulmit: ekspertët e sigurisë së Google tani janë pothuajse të sigurt që kjo ka qenë e mundur në sajë të një "urithi" nga ekipi kinez në Google.

k.k/NOA

KOMENTE