English

Manchester United mendon për Pep Guardilonën

Angli, 18 Janar NOA - Manchester United është duke menduar për një trajner të ri, i cili mund të jetë i denjë të zëvendësojë Sir Alex Ferguson dhe duket se ata janë në gjurmët e teknikut të Barcelonës Pep Guardiola.

Guardiolës i skadon kontrata e tij në qershor dhe deri në këto momente ai nuk e ka rinovuar atë.

Presidenti i Barçës, Laporta i ka dhënë kohë teknikut të mendohet deri në festën e pashkëve e më pas të jap vendimin e tij.

Një situatë kjo e cila mund të shfrytëzohet nga ekipi i "Red Devils" të cilët janë në ndjekje të Guardiolës.

Me sa flitet nga mediat angleze ekipi i United ka arritur të flasë dhe me ndihmësin e trajnerit pikërisht për këtë çështje.

Zgjedhja e Guardiolës për tek Manchester United duket se ka ardhur vetë nga tekniku anglez Ferguson i cili ka një pëlqim në taktikat e lojës të cilat janë pak a shumë të ngjashme me të tijat.

Kjo gjë ka hedhur poshtë kandidaturën e Mourinjos në pankinën e Manchester, pasi sipas Sir Alex loja e tij është tepër agresive për ekipin e United dhe tifozët e klubit nuk janë mësuar me një gjë të tillë.

r.b/NOA

KOMENTE