Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shtet informal në duar informale
English

Një shtet informal në duar informale

Diplomatët evropianë po përpiqen t'i japin shtysë procesit të negociatave mes qeverisë dhe opozitës duke rritur presionin për të hyrë Partia Socialiste në parlament. Në një takim që patën sot me Presidentin e Republikës, kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e vendit që ka Presidencën e radhës së BE-së, është diskutuar mes të tjerash dhe domosdoshmëria e dialogut dhe bashkëpunimit politik e institucional për vazhdimin e reformave jetike për vendin tonë

Mero Baze*

Qeveria shqiptare po përpiqet të përdorë artikulimet e diplomatëve perëndimore për nevojën e pranisë së opozitës në parlament si një mënyrë për të shmangur përgjegjësitë e saj për deformimet e standardeve të zgjedhjeve dhe angazhimet e saj për normalizimin e jetës politike në vend.

Viti 2010 ka nisur me një krizë të qartë politike të importuar nga viti 2009, të cilët iu mbivendosën kriza e përmbytjes në veri të vendit dhe kriza ekonomike, e cila po bëhet përditë e më e prekshme.

Por në vend që qeveria të ketë një axhendë të saj për zgjidhjen e këtyre krizave, ajo po harxhon gjithë energjitë e saj politike diplomatike dhe financiare për të mbuluar krizën politike dhe për të injoruar arsyet pse opozita është jashtë parlamentit.

Me këtë logjikë ajo improvizon skenarë të futjes së opozitës në Kuvend, investohet në përçarjen e opozitës, në blerjen e medias, në sulmin mbi biznese afër opozitës dhe ngre një sistem të tërë që i ngjan sistemit të luftës së klasave me shpresë se do të gjunjëzoje çdo elemente opozitarë në Shqipëri.

Pra qeveria nuk investohet në zgjidhjen e krizës politike, por në injorimin e saj, duke mos bërë asnjë përpjekje të fokusohet tek shkaqet e krizës, por tek zhdukja e opozitës. Ky këndvështrim i të shikuarit të krizës nga qeveria, në të vërtete e radikalizon edhe më shumë situatën.

Sa më shumë qeveria nxit diplomatët perëndimore të citojnë detyrimin e opozitës për të qenë në parlament, pa përmendur detyrimin e qeverisë për të zgjidhur krizën, sa më shumë qeveria sulmon në mënyrë klasore mediat dhe bizneset që nuk i ka nën kontroll, sa më shumë qeveria sillet në mënyrë selektive duke përdorur shtetin për interesa të ngushta politike antiopozitare, aq më shumë e radikalizon situatën dhe thellon hendekun për zgjidhjen e krizës.

Radikalizimi i situatës politike në vend, në një kohë që vendi po përplaset me krizën ekonomike dhe pasojat e përmbytjes së kontrolluar në veri të vendit, e rrit së tepërmi koston e kthimit në normalitet.

Nëse kriza nuk shikohet në gjithë elementët e saj, dhe nëse nuk shkohet drejt një kompromisi dinjitoz për të dy palët, pasojat do të jenë shumë më të rënda. Kjo nuk është një histori që mund të përfundoje duke gjunjëzuar opozitën. Asnjë pushtet sado arrogant dhe antiligjor të jetë si ky që është asnjë diplomat, sado i pakujdesshëm dhe i përciptë të jetë në vlerësimin e situatës në vend dhe asnjë opozitë apo media e blerë, nuk e ndryshojnë dot realitetin e Shqipërisë.

Diplomatët perëndimorë të cilët po kontaktojnë me institucionet kryesore politike në vend, duhet të angazhohen për të zgjidhur po ashtu të gjitha krizat me të cilat ndeshet humbja e standardeve demokratike në vend.

Është shqetësuese që kryeministri Sali Berisha dhe një bandë huliganësh që kanë qenë në mërgim në Bruksel gjatë tete viteve të tij në opozitë, tashmë kontrollojnë sistemin e tatimeve dhe gjithë piramidën financiare në vend, duke udhëhequr kontrolle mbi gazetat kritike të qeverisë dhe duke gjobitur me miliona euro biznese që financojnë median kritike.

Diplomatët evropianë duhet të japin prova se janë të shqetësuar për sulmet selektive ndaj medias dhe biznesit në emër të gjunjëzimit të faktorëve opozitarë në Shqipëri, nga huliganë që kanë marrë kontrollin e institucioneve të dhunshme fianciare.

Ata duhet të kujtohen se deri në vitin 1997 opozita dhunohej nga një kryepolic i quajtur Agim Shehu, tani media opozitare dhe bizneset afër saj, dhunohen nga i njëjti njeri, dhe një tufë banditësh që kanë kapur poste kyçe, në sistemin e financave dhe kontrollit të territorit. Në një vend ku shteti përdor instrumente të tilla për të gjunjëzuar mendimin e lirë dhe faktorët opozitarë, demokracia humbet çdo terren.

Shqipëria po qeveriset aktualisht nga njerëz të pamandatuar dhe këtu nuk e kam fjalën për shumicën parlamentare, por për njerëzit e emëruar në pika kyçe të pushtetit, të sjellë nga bota e errët e inkriminimit politik dhe ordiner.

Në këtë vend drejtor tatimesh nuk është Drejtori i tatimeve që ka kartë-vizitën, por drejtori real, një ish gjeneral në mërgim që është rikthyer të rivendosë gjoba, Ministër Financash nuk është Ritvan Bodja, por sekserët e tij të rikthyer nga Brukseli që vendosin gjoba mbi biznese dhe media, Drejtor i Policisë Ndërtimore nuk është ai që merr rrogën, por ai tjetri që merr fadromën dhe shkatërron pa ligj dhe urdhër këdo që ka lidhje me opozitën.

Ky shtet informal, i cili po përdoret nga Berisha për të gjunjëzuar opozitën, është një grusht shteti real edhe ndaj shumicës parlamentare që është formalisht në pushtet. Nëse diplomatët perëndimorë nuk arrijnë ta shikojnë këtë realitet dhe ta fillojnë punën e tyre duke kuruar plagët reale të krizës, atëherë kthimi në normalitet do të jetë shumë larg. Asnjë makijazh dhe injorim i problemeve reale nuk mund ta zgjidhë krizën.

(*) Dërguar nga autori. Pikëpamjet janë qëndrime personale

KOMENTE