Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Posta Shqiptare, nismë për zonat e përmbytura. Pollo jep 1 mln lekë
English

Posta Shqiptare, nismë për zonat e përmbytura. Pollo jep 1 mln lekë

Tiranë, 19 janar, NOA - Në shenjë solidariteti për banorët e zonave të përmbytura të zonës veriperëndimore të vendit, Posta Shqiptare ka ndërmarrë një projekt për të lehtësuar qarkullimin e ndihmës së çdo qytetari. Falë kësaj nisme çdo qytetar që ka mundësi të ndihmojë banorët e zonave të përmbytura të Shkodrës e rrethinave të saj mund të shfrytëzojë të gjitha filialet e Postës Shqiptare. Për të lançuar këtë projekt, ministri i Shtetit Genc Pollo dhe drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea ishin sot në Postën Nr.8 në Tiranë.

"Posta Shqiptare ka iniciuar skemën e solidaritetit për të gjithë banorët e Shkodrës, - u shpreh Ministri Pollo për mediat, - të cilët u prekën nga përmbytja dhe tanimë, me përmbylljen e fazës së emergjencës është momenti që të shprehim kujdesin, vëmendjen, dashurinë, pra solidaritetin dhe të dhurojmë për fëmijët, gratë, të moshuarit, familjet në nevojë".

Më tej, ai shtoi se shërbimi bankar i Postës Shqiptare, i cili ka një numër filialesh në vend, më të madh se të gjitha bankat e tjera në Shqipëri, është në dispozicion të kësaj fushate solidariteti, duke qenë i sigurt do të japë frytet e veta dhe do të lehtësojë vuajtjen duke mundësuar rifillimin normal të jetës së qytetit të Shkodrës dhe në komunat e nën Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE