Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi ngushëllon familjen Pano për vdekjen e futbollistit, Panajot Pano
English

Presidenti Topi ngushëllon familjen Pano për vdekjen e futbollistit, Panajot Pano

Tiranë, 19 janar NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes Pano për ndarjen nga jeta të futbollistit të shquar të Klubit Sportiv ‘'Partizani'' dhe ekipit kombëtar shqiptar, Panajot Pano, i cili është dekoruar nga Kreu i shtetit edhe me Urdhrin ‘'Nderi i Kombit''.

"Dëshiroj t'ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të pazëvendësueshëm, Panajotit tonë të shtrenjtë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta" thuhej në mesazhin e ngushëllimit të presidentit Topi. "Sportisti i rrallë, korifeu i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme, shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do mbetet ngaherë i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve, do të vazhdojë ngaherë të admirohet jo vetëm nga ata që e njohën personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por ai do të vazhdojë të kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e parakohshme të ‘'Nderit të Kombit'', të këtij njeriu me vlera të rralla njerëzore dhe qytetare, jam i bindur se të gjithë sportdashësit shqiptarë dhe të huaj to t'i jenë përjetësisht mirënjohës Panajot Panos për shpirtin sportiv dhe artin futbollistik që tregoi në fushën e blertë si dhe për frymëzimin e sa e sa brezave futbollistësh të rinj me jetën dhe lojën e tij të pashembullt." theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të shtetit Shqiptar.

k.k/NOA

KOMENTE