Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Ahmetaj: Berisha gënjeu, alibinë, një herë në 100 vjet e hedh poshtë rregullorja
English

PS, Ahmetaj: Berisha gënjeu, alibinë, një herë në 100 vjet e hedh poshtë rregullorja

Tiranë, 19 janar NOA - Opozita insiston se përmbytjet në Shkodër nuk u shkaktuan nga moti i keq por nga paaftësia e menaxhimit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka deklaruar sot para mediave se katastrofa e veriut nuk ishte një katastrofe natyrore ashtu siç deklaroi zyrtarisht kryeministri dhe ministri i Energjetikës por papërgjegjshmëria dhe paaftësia në menaxhim.

"Ditë pas dite kemi sjellë fakte që tregojnë se autoritetet përgjegjëse kanë dështuar në zbatimin e rregullores së menaxhimit të digave, dhe ka qenë pikërisht papërgjegjshmëria dhe paaftësia në menaxhim që solli për pasojë katastrofën duke përmbytur mijëra hektarë tokë, duke lenë qindra familje pa shtëpi, të mbjella apo gjë të gjallë.

Sot duam të ndalemi dhe t'i faktojmë shqiptarëve pse edhe alibia e fundit e kryeministrit, Sali Berisha se kjo katastrofë ndodh një herë në 100 vjet është gënjeshtra e radhës" tha Ahmetaj.

"Ndryshe nga kryeministri dhe ministri i Energjetikës, ne kemi zgjedhur t'i referohemi rregullores, sepse besojmë se hartuesit e kësaj rregullore të cilët janë njëkohësisht dhe projektuesit dhe ndërtuesit e kaskadës së Drinit, kanë parashikuar të gjitha hapat e domosdoshëm që duhen marrë për të shmangur raste të përmbytjeve të mundshme si kjo e fundit në Veri" tha më tej deputeti socialist.

k.k/NOA

KOMENTE