Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal me patentat, 4 zyrtarë në pranga
English

Skandal me patentat, 4 zyrtarë në pranga

Mitrovicë, 19 Janar, NOA - Hetuesit rajonalë të sektorit të auto-krimeve në rajonin e Mitrovicës, vënë në pranga katër persona zyrtarë për një sërë veprash penale; keqpërdorim i detyrës zyrtare, pranimi i mitos, falsifikim i dokumenteve dhe ushtrim të ndikimit.

Burimet zyrtare policore i thanë sot agjencisë NOA se kanë ndjekur në mënyrë intensive hetimet e tyre pesë mujore në kërkim të provave dhe elementeve tjera të nevojshme për inicim të procedurës penale ndaj të dyshuarve për përfshirje në vepra penale të ushtrimit jo ligjor të procedurave në auto-shkollat private.

Operacioni i lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarve ka filluar gjatë ditës së djeshme në orët e pasdites.

Rreth orës 17:00, hetuesit fillimisht kanë arrestuar të dyshuarin N. Muja 46 vjeç, pronar i dhe drejtor i autoshkollës "Nori" në Mitrovicë, mbi baza të dyshimit të përfshirjes së tij në vepër penale "pranim i mitës" dhe "Ushtrim i ndikimit" ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe 36-vjeçari S. Hyseni instruktor i vozitjes në auto-shkollën "Nori".

Hyseni, është arrestuar mbi baza të dyshimit të përfshirjes së tij në vepër penale "ndërmjetësim dhe premtim i rrejshëm" si dhe vepër penale "mashtrim".

Hetuesit kanë vazhduar operacionin e identifikimit dhe arrestimit në Skenderaj me ç'rast është arrestuar Dr. B. Gashi 37 vjeçar, për shpërdorim të detyrës zyrtare. Besohet se i njëjti ka bërë lëshimin e certifikatave mjekësore për patentë shofer pa prezencën dhe kontrollin fizik të kandidatëve gjatë kontrollit mjekësor.

Personi i katërt i cili është arrestuar nga hetuesit policor është 48-vjeçari B. Shabani nga fshati Svaraqak komuna e Vushtrrisë, zyrtar në Ministrinë e Telekomunikacionit në Prishtinë.

Shabani është arrestuar pasi besohet se ai përveç të shpërdorimit të detyrës zyrtare si koordinator i të gjitha auto-shkollave për patentë shoferi, ka kryer vepër penale të "pranimit të mitos" dhe "ushtrimit të ndikimit".

Në vazhdimësi të procedurave hetimore të këtij rasti, policia e Kosovës ka intervistuar edhe pesë persona të tjerë në cilësi të dëshmitarëve të mundshëm ndërsa prokurori publik i prokurorisë komunale në Mitrovicë është informuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore dhe e njëjta ka autorizuar caktimin e ndalimit policor deri në 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.

Hetuesit e sektorit të auto-krimeve në drejtorinë rajonale në Mitrovicë janë duke vazhduar me hetimet e mëtejme për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm si të dyshuar në përfshirjen e tyre në këto raste.

Sektori i njësisë së Ministrisë së Telekomunikacionit në Mitrovicë, ka dhënë një kontribut të duhur në ndihmën e zhvillimit të procedurave hetimore në bashkëpunim me hetuesit policorë.

a.b/NOA

KOMENTE