Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodafone prezanton planin e ri tarifor U Control 1500
English

Vodafone prezanton planin e ri tarifor "U Control 1500"

Kombinimi perfekt i planeve tariforë me kontratë dhe parapagesë

<

Tiranë, 19 Janar NOA /Promocion- Një lajm fantastik për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e komunitetit të abonentëve me kontratë të Vodafone!

Duke filluar nga data 20 Janar 2010 Vodafone Albania do të prezantojë planin e ri tarifor "Vodafone U Control 1500" që është krijuar posaçërisht për klientët e rinj dhe ekzistues të cilët duan të kenë kontroll të plotë të buxhetit të tyre për komunikim.

Ky produkt i veçantë kombinon veçoritë më të leverdisshme të planeve tariforë me kontratë dhe me parapagesë, duke synuar të ofrojë komunikim të thjeshtë dhe të përballueshëm për të gjithë.

Nën planin tarifor "U Control 1500" abonentët paguajnë një pajtim mujor prej 1500 lek (pa TVSH). Kjo shumë e pajtimit mujor përdoret për të kryer thirrje, dërguar SMS/MMS apo për të lundruar në internet, me tarifa shumë të favorshme.

Thirrjet drejt numrave të çdo rrjeti kombëtar kryhen nën një tarifë të njëjtë prej 22.5 lek/min (pa TVSH) ndërkohë që çdo muaj jepet krejtësisht falas një sasi prej 1000 SMS për t'u përdorur drejt numrave të tjerë Vodafone.

Nëse shuma e pajtimit mujor konsumohet, abonentët kanë mundësinë për të rimbushur llogarinë e tyre përmes kartave rimbushëse, njëlloj si në programet me parapagesë.

Ky plan i ri tarifor iu mundëson të gjithë abonentëve ekzistues me parapagesë - anëtarë të Vodafone Card dhe Vodafone Club - që të shijojnë përfitimet e planeve tarifore me kontratë pa u dashur që të ndërrojnë numrat e tyre.

Gjithashtu edhe abonentët ekzistues me kontratë mund të kalojnë në këtë plan të ri nëse do të dëshirojnë të kenë kontroll më të madh mbi shpenzimet e tyre për komunikim.

Vodafone vijon të qëndrojë pranë klientëve të vet duke u përpjekur që ta bëjë komunikimin të lehtë dhe të përballueshëm për të gjithë. Informacione më të hollësishme për planin tarifor Vodafone U Control 1500 dhe për oferta të tjera të panumërta mund të merret në çdo dyqan Vodafone, duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në numrat 139, 140, apo duke vizituar www.vodafone.al, si dhe duke klikuar në spotin publicitar të Vodafone, në krye të faqes së NOA.

KOMENTE