Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajcak: Jo bojkotit të PS, mbi vendimet e gjykatave nuk dilet dot
English

Lajcak: Jo bojkotit të PS, mbi vendimet e gjykatave nuk dilet dot

Kryeministri Berisha pret Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak

Tiranë, 22 Janar NOA - "Askush nuk e përkrah bojkotin dhe në asnjë rast, politika nuk mund të ndërhyjë për të vlerësuar vendimet e gjykatave". Deklarata u bë gjatë një takimi që Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak pati me Kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Kryeministri i bëri me dije ministrit Lajcak gatishmërinë e mazhorancës për ngritjen e komisionit parlamentar për shqyrtimin e shqetësimeve të ngritura nga opozita, me përjashtim të

çështjeve të vendosura tashmë me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ministri sllovak u shpreh se qëndrimi i Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare në respektim dhe mbështetje të institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor është një qëndrim i drejtë që gëzon një përkrahje të gjerë.

"Konkluzionet e Institucioneve ndërkombëtare të specializuara për zgjedhjet si ato të OSBE/ODIHR, duhen respektuar plotësisht", - theksoi z.Lajcak.

***

Në takim, Berisha e vlerësoi vizitën e Ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Lajcak si një ngjarje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve, e cila do të sjellë një kontribut në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, z.Miroslav Lajcak, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i transmetoi Kryeministrit përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit të Sllovakisë, z. Robert Fico, duke i shprehur njëkohësisht angazhimin dhe vendosmërinë e Sllovakisë dhe të qeverisë sllovake për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

Në takim, marrëdhëniet politike mes dy vendeve u vlerësuan si shumë të mira. Ministri i Jashtëm sllovak Lajcak i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimin e lartë për arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë së tij gjatë mandatit të kaluar, si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit në BE, aplikimi për statusin e kandidatit dhe marrja e pyetësorit të Komisioni Europian, si dhe ecurinë shumë të mirë me procesin e liberalizimit të vizave, por edhe reformat dhe arritjet e jashtëzakonshme në luftën kundër krimit, korrupsionit, në fushën ekonomike e fiskale, krijimin e klimës së favorshme për biznesin, etj.

"Në Europë jemi shumë të impresionuar me rezultatet e arritura nga qeveria juaj", iu shpreh Ministri Lajcak Kryeministrit Berisha.

Më tej, Ministri i Jashtëm sllovak Lajcak e siguroi Kryeministrin Berisha për dëshirën e vendit të tij për të zgjeruar marrëdhëniet e bashkëpunimit, në veçanti në fusha si energjetika, turizmi, infrastruktura, si dhe nxitjen e investitorëve sllovakë për histori suksesi me investime biznesi në Shqipëri.

e.r/NOA

KOMENTE