English

OKB heq nga lista e ndëshkimit pesë ish-liderë të talibanëve

Uashington, 27 janar, NOA - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar faktin se ka hequr lista e personave që u janë nënshtruar sanksioneve për lidhjet e tyre me Al Kaedën 5 ish-liderë të talibanëve. Zyrtarët e OKB-së e kanë argumentuar një masë të tillë duke iu referuar një kërkese të drejtuar atyre nga ana e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.

Kjo pasi sipas tij, masa në fjalë mund të shërbente pozitivisht për të promovuar pajtimin kombëtar në Afganistan e nga ana tjetër, si një masë për të "zbutur" rebelët kundër qeverisë.

Konkretisht, i bie që pas masës së marrë nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, këta persona të mos jenë më objekt i ndalimit të udhëtimeve ndërkombëtare dhe ngrirjes së aseteve të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE