Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Australian Open, në finale Serena-Henin
English

Australian Open, në finale Serena-Henin

Melburn, 28 Janar NOA - Janë shuar ëndrrat kineze për pjesëmarrjen e tyre në finalen e Australian Open ku të dyja tenistet janë eliminuar nga ky eveniment.

Serena Williams e Justine Henin kanë arritur të fitojnë të drejtën e finales ku respektivisht kanë mundur Li Na (7-6, 7-6) e Zheng Jie (6-1, 6-0).

Me këtë rezultat Serena arriti të "hakmerrej" për motrën e saj e cila u mund pikërisht nga tenistja kineze Li Na dhe finalja e cila do të zhvillohet ditën e shtunë do të jetë e 14 midis asaj dhe belges.

Ndërsa për sa i përket meshkujve Andy Murray ka mundur Marin Cilic me rezultatin : 3-6, 6-4, 6-4, 6-2, duke u kualifikuar për në finale dhe është në pritje të ndeshjes midis Federer dhe Tsonga ku fituesi i saj do të përballet pikërisht me të.

r.b/NOA

KOMENTE