Lajmet e datës 28 Janar 2010
- Robinho i jep lamtumirën Citit Angli, 29 Janar NOA - Sulmuesi brazilian i ekipit të Manchester City Robinho, i ka dhënë lamtumirën teknikut italian Mançini duke u larguar nga ky ekip.
- Australian Open, në finale Serena-Henin Melburn, 28 Janar NOA - Janë shuar ëndrrat kineze për pjesëmarrjen e tyre në finalen e Australian Open ku të dyja tenistet janë eliminuar nga ky eveniment.
- Marrëdhëniet Podgoricë-Beograd, në nivelin më të ulët politik Podgoricë, 28 janar NOA - Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Malit të Zi dhe Kosovës, raportet Podgoricë-Beograd kanë zbritur në nivelin më të ulët politik.
- Rruga e Bechtel-it Bechtel është korporatë e madhe amerikane dhe ka përvojë të madhe në vende të ndryshme të botës, në projekte të ndryshme. Duke qenë korporatë e madhe Bechtel ka lidhje të forta me qarqe të fuqishme politike të shtetit amerikan
- Lëvizja Qytetare ZGJOHU reagon për "Falsiklopedinë e ASHAM" Prishtinë, 28 Janar NOA - Lëvizja Qytetare ZGJOHU! thotë se mirëpret letrën e Komisarit të Lartë të OSBE për të drejtat e pakicave, Knut Volleba¦k, kurse thekson se është thellësisht e dëshpëruar nga fakti që Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të fshehë përmbajtjen e letrës.
- Obama flet bukur, por vetëm fjalët e bukura nuk mjaftojnë Nuk mjafton që Obama të shprehet në mënyrë luftarake në fjalime. Për këtë ai duhet të bëjë atë që e ka shmangur deri tani me kujdes: të përfshihet edhe në luftën politike të përditshme.
- Obama: Viteve të luftës po u vjen fundi Kushtetuta e Sh.B.A parashikon që Presidenti Amerikan të informojë kohë pas kohe Kongresin mbi gjendjen e Unionit. Për 220 vite me radhë, Presidentët e Sh.
- Kuvendi në seancë plenare, vlerëson Rezolutën e KiE Tiranë, 28 Janar NOA - Fishë teknike - Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, ora 17.00, në drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
- Grabitet zyra valutore, kapet një 21-vjeçar Como, 28 Janar NOA - Kishte vjedhur një zyrë të këmbimit valutor në autostradën e Comos, në muajin e shkuar dhe karabinierët ishin vënë në ndjekje të tij prej kohësh.
- Zbardhen detajet e vrasjes së shqiptarit nga dy serbë në Firence Firence, 28 Janar NOA - Dy të rinj serbë janë autorët e masakrës së ndodhur sot në Firence të Italisë ku viktimë mbeti një djalë shqiptar i cili u përpoq të shmangë precipitimin e një sherri mes autorëve dhe një tjetër shqiptari, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
- Ndalohet hyrja me pizhama në supermarket Londër, 28 Janar NOA - Konsumatorët me pizhama nuk do të mund të blejnë më në supermarketet në Uels, ku ankesat e blerësve kanë bërë që të rishikohet kodi i veshjes.
- Investitorët: Aeroporti është OK, duhet vetëm të zgjerohet Shefat e tre kompanive konkurrente për marrjen me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës u shprehën të kënaqur nga prezantimi, gjendja dhe operimi në ANP
- Rusi, statuja e Leninit shitet për 35 mijë euro Voronezh, Rusi, 28 Janar NOA - Qyteti Voronezh në Rusinë jugore ka nxjerrë në shitje statujën e bronztë të Vladimir Leninit në mungesë fondesh për restaurimin e saj.
- Rama lëvdon Kushtetuesen për rrëzimin e paktit kufitar me Greqinë Tiranë, 28 Janar NOA - Kryetari socialist Edi Rama shprehu vlerësim të dukshëm sonte ndaj Gjykatës së Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes SHqipëri-Greqi, për përcaktimin e kufijve detarë mes dy vendeve.
- Edi Rama: Nuk heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protesta Tiranë, 28 Janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste paralajmëroi disa minuta më parë se nuk do të ketë ndalje të bojkotit dhe as kufizim të protestave megjithë thirrjet e diplomatëve të huaj dhe qeverisë shqiptare për të rikthyer deputetët e opozitës n ë Parlament.
- Milan eliminohet në Kupën e Italisë Milano, 28 Janar NOA - Ka ardhur humbja e dytë radhazi për Milanin ku pas asaj me Interin në kampionat tashmë ekipi i Leonardos ka pësuar një disfatë tjetër ku këtë herë është mundur nga ekipi i Udinezes në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për çerek finalet e Kupës së Italisë.
- Mutu, pozitiv ndaj doping Firenze, 28 Janar NOA - Adrian Mutu, lojtari rumun i ekipit të Fiorentinës ka dalë sërish pozitiv në testet e antidoping. Në këto teste ai doli pozitiv për sibutramina, që është një stimulues i cili shmang efektet e urisë për të cilin lojtari rezultoi se i kishte marrë në ndeshjen që ka
- Vodafone Albania në mbështetje të sezonit koncertor ndërkombëtar "Klasik" Koncerti i radhës: kitarë solo Thibault Cauvin Tiranë, 28 Janar NOA - Pranë sallës së Akademisë së Arteve në Tiranë, publiku do të ketë mundësinë nesër ora 19.
- Orik Shyti: Berisha sërish në vështirësi, thërret në ndihmë "Hakmarrjen për Drejtësi" Tiranë, 28 Janar NOA - Një debat është ndezur sot mes Orik Shytit dhe Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit doli sot me një deklaratë për media ku thoshte se kishte zbuluar lidhjet e Arta Dades me Shytin, i proceduar penalisht në Shqipëri si i përfshirë në krime të së ashtuquajturës "Hakmarrja për
- Enciklopedia e re, pas tre viteve Shkup, 28 janar NOA - Akademikët, Gjorgje Efremov dhe Mitko Maxhunkov janë propozuar nga ASHAM për redaktor përgjegjës të enciklopedisë së re, e cila pritet të jetë e gatshme pas tre viteve.
- KE miraton rezolutën për Shqipërinë: Qeveria të hetojë zgjedhjet, PS të ndal bojkotin Strazburg, 28 janar NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar pak më parë draft rezolutën për Shqipërinë të hartuar prej Jako Lakso dhe David Wilshire.
- G99 i kërkon KQZ-së fotokopjet e fletëve të votimit Tiranë, 28 janar NOA - Lëvizja G99 ka gjetur një tjetër mënyrë për të mundësuar zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit. G99 i ka kërkuar përmes një letre, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të Procesverbaleve të votimit, tabelave dhe procesverbaleve të numrit të fletëve të votimit
- Durrës-Kukës, Bechtel Enka: Autostrada do dorëzohet në afat Lajmi ritransmetohet me foto Tiranë, 28 janar NOA Update - Ministria e Transporteve ka deklaruar sot se punimet në tunel vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara nga DPR dhe kompanitë dizenjuese të tunelit dhe se vepra do të dorëzohet brenda afateve të përcaktuara nga qeveria.
- Tadiç: Të interesuar për marrëdhënie të mira me Shqipërinë Tiranë, 28 janar NOA - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi, paraqiti sot Letrat Kredenciale para Presidentin të Republikës së Serbisë, Boris Tadiç.
- Vrau klandestinin, përfundon në qeli pas 10 vjetësh 42-vjeçari Tiranë, 28 janar NOA - Ekstradohet nga Greqia një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me pasojë vdekjen. Andrea Berberi, 42-vjeç lindur në Korçë është ekstraduar sot nga Athina pasi Gjykata e Apelit në Korçë, më datë 3 tetor të vitit 2008 e ka dënuar atë me 20 vjet burg
- Policia e Tiranës gjobit 851 shoferë gjatë 24 orëve të fundit, shkelën kodin rrugor Tiranë, 28 janar NOA - Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 851 drejtues mjetesh pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor ndrysa po vazhdon aksionin ndaj shoferëve debitorë.
- Strazburg, KE nis diskutimin për draft rezolutën për Shqipërinë Strasburg, 28 janar NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit i Evropës ka nisur diskutimet dhe pritet të miratojë sot draft-rezolutën për Shqipërinë e hartuar nga Jako Lakso dhe David Uilshire.
- Prokuroria e Sarandës identifikon autorët e një grabitjeje me vdekje e ndodhur në vitin 1966 Sarandë, 28 janar NOA - Prokuroria e Sarandës në bashkëpunim me policinë i janë rikthyer një ngjarjeje të vjetër ndaj së cilës posedonin pak prova por kanë mundur të ndalojnë tre autorët e dyshuar.
- Të dhënat personale, Pollo: Ligji është kusht për integrimin në BE Tiranë, 28 janar NOA - Mbrojtja e të dhënave personale shumë shpejt do të mbrohet me ligj, kusht ky i kërkuar nga BE për integrimin e Shqipërisë.
- Pr/ligji për mosdiskriminimin, OJF s'pranon si mbrojtës Avokatin e Popullit Tiranë, 28 janar NOA - Projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi ka kundërvënë mes tyre, shoqërinë civile si hartuese e tij dhe institucionin e Avokatit të Popullit.
- Victoria Beckham, arkitekte në Dubai Dubai, 28 janar NOA - Princi i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum i ka ofruar gruas më të famshme të një futbollisti siç është David Beckham, Victorias, për t'u bërë anëtare e një ekipi që do të punojnë për ndërtimin e një hoteli të ri në brigjet e Dubait.
- Berisha dhe Topalli zhvillojnë homazhe për nder të futbollistit të shquar Panajot Pano Tiranë, 28 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot homazhe në Pallatin e Kongreseve, për nder të futbollistit të shquar Panajot Pano.
- Presidenti Topi nderon kujtimin e legjendës së futbollistit Panajot Pano Tiranë, 28 janar NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi sot me respekt dhe dhimbje të thellë kujtimin e futbollistit më të madh shqiptar, Panajot Panos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 71-vjeçare.
- Topalli takon drejtorin e USAID: Do vijojmë ndihmat për banorët e dëmtuar në Shkodër Tiranë, 28 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me drejtin e ti të USAID-it, në Shqipëri, Xhozef Uilljam i cili u shoqërua nga Ambasadori amerikan, John Uithers.
- Durrës, arrestohen kosovari, tentoi të shkonte në Itali me pasaportë false Durrës, 28 janar NOA - Një 24-vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente false. Visar Tavrlani, 24-vjeç, lindur në Kievë e banues në Pejë të Kosovës, është kapur dje në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Port Durrës
- Klosi: Bojkoti dhe protestat popullore të PS nuk do ndërpriten nëse nuk hapen kutitë Tiranë, 28 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar sot para mediave se mazhoranca po shënon precedentin më të shëmtuar pasi kanë kaluar 7 muaj nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe ende nuk ka bërë transparencën e kërkuar nga opozita.
- Nisin homazhet në nder të legjendës së futbollit, Panajot Pano Tiranë, 28 janar NOA - Me dhjetëra njerëz, miq të afërm, dashamirë të futbollist por edhe politikanë kanë marrë pjesë sot në mesditë në homazhet e zhvilluara në nder të legjendës së futbollit Panajot Pano.
- Vetëvaret në pemën e shtëpisë 66-vjeçari Durrës, 28 janar NOA - "Do shkoj të shoh shtëpinë e vjetër dhe do të kthehem sërish". Kështu u është drejtuar familjarëve të tij, 66-vjeçari A.V, i cili nuk është kthyer ë i gjallë në banesën e tij.
- Klinika Interne e QKUK-së, bëhet me ngrohje përmes energjisë diellore Prishtinë, 28 janar NOA - Në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar implementimi i projektit për ngrohjen e ujit përmes energjisë solare.
- PS, Toçi: Protestat Orikum, kërkohet zgjidhje konsensuale Tiranë, 28 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka reaguar për protestat në Orikum.
- Ministria e Transporteve: Vazhdojnë punimet në tunelin Thirrë-Kalimash Tiranë, 28 janar NOA - Ministria e Transporteve ka deklaruar sot se punimet në tunel vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara nga DPR dhe kompanitë dizenjuese të tunelit.
- Ligji në Maqedoni, mbeten të pazbuluar spiunët e pas ‘1991 Shkup, 28 janar, NOA - Të gjithë bashkëpunëtorët dhe spiunët e shërbimeve sekrete që kanë vepruar pas vitit 1991 e deri në vitin 1998 në Maqedoni do të mbeten të pazbuluar.
- Ministria e Transporteve, këshilla shoferëve për akset me dëborë Tiranë, 28 janar, NOA - Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton të gjithë përdoruesit e mjeteve rrugore se si pasojë e rënies së reshjeve të shumta të dëborës në zonat veriore, verilindore dhe lindore të vendit, duhet të pajisen me zinxhirë për të bërë të mundur kalimin
- BKD: Skena e PS në KiE, vetëm për përfitim politik Tiranë, 28 janar, NOA - Partia Balli Kombëtar Demokrat e ka vlerësuar si shqetësuese sjelljen e Partisë Socialiste në lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
- Konfindustria: Të rregullohet ligji antimafia se do ketë pasoja Tiranë, 28 janar, NOA - Pasojat e zbatimit të ligjit antimafia do të jenë mjaft të rënda dhe me efekt afatgjatë për ekonominë shqiptare nëse nuk kryhet njëkohësisht dhe në një kohë sa më të shpejtë amnistia fiskale.
- Policia Rrugore vë 851 gjoba dhe heq 9 patenta në një ditë Tiranë, 28 janar, NOA - Ka vendosur 851 gjoba dhe ka pezulluar 9 leje drejtimit të automjeteve. Ky është bilanci i një dite nga puna e policëve rrugorë të kryeqytetit.
- Trafik në Rinas kundrejt 6500 eurove për kalim ilegal kufiri, pranga dy personave Rinas, 28 janar, NOA - Premtonin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit përmes aeroportit të Rinasit, por janë zbuluar dhe kanë rënë në prangat e policisë.
- Këshilli i Europës pritet që të miratojë sot draft-rezolutën për Shqipërinë Strasburg, 28 janar, NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pritet që të miratojë ditën e sotme draft-rezolutën për Shqipërinë.
- Ditë zie për Panajot Panon, homazhe në orarin 12.00-14.00 tek Pallati i Kongreseve Tiranë, 28 janar, NOA Update - Pasi po mbërrin në Shqipëri, trupi i pajetë i legjendës së sportit shqiptar, Panajot Pano, do të vendoset në Pallatin e Kongreseve.
- Çamët pro Kushtetueses për vendimin kundër "Ujërave" Tiranë, 28 janar, NOA - Partia për Drejtësi dhe Unitet, e cila përfaqëson interesat e komunitetit çam në Shqipëri, ka përshëndetur me anë të një deklarate të posaçme aktin e rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë.
- Jones: Kundër ndarjes, pro integrimit të Veriut Prishtinë, 28 janar, NOA - Kosova nuk është një rajon për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin ndarjen apo ndonjë skenar të jashtëzakonshëm ndaj tij.
- FMN i akordon Haitit ndihmë financiare prej 102 milionë dollarë Uashington, 28 janar, NOA - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur akordimin e shumës prej 102 milionë dollarë si fond ndihme ndaj popullatës së Haitit.
- Në Haiti gjendet një tjetër e mbijetuar 15 ditë pas tërmetit Porto Prince, 28 janar, NOA - Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e tërmetit në kryeqytetin e Haitit, plot 15 ditë pas katastrofës shkatërrimtare që goditi vendin.
- Pritet të mbërrijë sot në atdhe trupi i pajetë i Panajot Panos Tiranë, 28 janar, NOA - Pritet të mbërrijë sot në Tiranë, trupi i pajetë i Panajot Panos, i cili është vlerësuar si "legjenda e futbollit shqiptar".
- Nisin reshjet e dëborës, bllokohen zonat e para malore në vend Tiranë, 28 janar, NOA - Nisja e reshjeve të dëborës ka krijuar edhe bllokimet e para për disa zona malore në vendin tonë. Sipas raportimeve më të fundit nga korrespondentët në rrethe, bëhet me dijeni se të bllokuara rezultojnë komunat e Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës dhe Arrasit në Peshkopi si
- Gjenden në oqean kutitë e zeza të avionit të rrëzuar etiopian Bejrut, 28 janar, NOA - Ekipet e kërkimit besojnë se kanë zbuluar 'kutitë e zeza' nga aeroplani i Etiopisë, i cili para pak ditësh u përplas afër brigjeve të Libanit duke shkaktuar vdekjen e 90 njerëzve që kishte në bord.
- Obama në fjalimin vjetor: Lufta në Irak mbaroi, amerikanët të kthehen në shtëpi Uashington, 28 janar, NOA - Lufta në Irak është drejt përfundimit të saj dhe të gjithë trupat ushtarake amerikane që ndodhen atje, së shpejti do të kthehen në Amerikë.
- Avokati Goxhaj kërkon kthimin mbrapsht të Ligjit për gay-t Tiranë, 28 Janar NOA - Avokati Altin Goxhaj, kryetar i Lëvizjes Zgjohu dhe disa organizatave të tjera në mbrojtje të qytetarëve, kërkon në seancë dëgjimore në Parlamentin Shqiptar (kthimin mbrapsht per ripunim dhe diskutim gjithëpërfshirës të Projektligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndryshe i
- Meta: Kufiri Shqipëri-Greqi, çështje e bartur që duhet zgjidhur Tiranë, 28 Janar NOA - Pak para se të nisej për në Londër një një axhendë diplomatike, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta iu përgjigj nj serie pyetjesh që lidheshin me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar marrëveshjen mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare për caktimin
- Interesat e reja të ofruara nga Banka e Shqipërisë Tiranë, 28 Janar NOA - Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga Banka e Shqipërisë. Interesat në tregun ndërbankar të parasë:
- Ferrara: Nuk ka pse të më vijë turp Torino, 28 Janar NOA - "Nuk ka pse të më vijë turp nga asgjë pasi disa e mendojnë këtë fakt por unë jam tepër i qetë dhe do të përgatis ndeshjen me Interin për çerek finalet e Kupës së Italisë me të njëjtin vullnet e profesionalitet si në çdo ndeshje".
- Përgjaket Tiranë-Durrës, një vdes dhe 3 plagosen Tiranë, 28 Janar NOA - Një person gjeti vdekjen dhe tre të tjerë kanë marrë plagë serioze pasi u përfshinë në një aksident rrugor që ndodhi në superstradën Tiranë-Durrës.
- Murinjo flet për skualifikimin e tij Milano, 28 Janar NOA - Në një konferencë për shtyp të dhënë ditën e sotme në mediat Italiane tekniku i Interit, Jose Mourinjo është shprehur për skualifikimin që është dhënë në lidhje me ndeshjen e derbit.
- Legaliteti: PS po vepron si baballarët e saj të diktaturës Tiranë, 28 janar NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" dënon aktin më të fundit të Partisë Socialiste që, me kërkesën e saj për ngrirjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kishte si qëllim mospjesëmarrjen e vendit tonë në këtë organizëm mjaft
- Surpriza, G99 kërkon zyrtarisht të gjitha kopjet e fletëvotimeve të 28 qershorit Nëse kjo kërkesë do të pranohet nga KQZ, atëherë, hapja e kutive që Rama këmbëngul, efektivisht është e panevojshme, sepse fotokopjet e të gjitha fletëve të votimit që po kërkon G99, janë mënyra më e mirë për të verifikuar dyshimet që opozita ka për vjedhje mandatesh
- Holokausti, 65 vjet më pas "Mos lejoni të harrohet Aushvici" - titullohet shkrimi në të përditshmen britanike "Guardian". Gazeta thotë se, megjithëse shumë gjermanë tash po përballen me ndjenjën e fajit nga e kaluara dhe përgjegjësitë e sotme, rruga deri aty nuk ka qenë e lehtë.
- Kultivimi i frikës apo thirrja e EULEX-it për vrasjet e ardhshme Prishtinë, 28 Janar NOA - Njëra prej zëdhënëseve të shumta të EULEX-it, Christiina Herodes, dha një deklaratë në Koha Ditore, lidhur me procesin e ringritur gjyqësor kundër Albin Kurtit.
- OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për maqedonishten OSBE-ja i ka kërkuar Qeverisë së Maqedonisë të shtyjë vendimin për mësimin e maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë që nga klasa e parë. Në një letër dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski, komisari i lartë i pakicave, Knut Volebek, ka bërë të ditur se strategjia e hartuar nga OSBE-ja, parasheh edhe
- Talebanët: Konferenca e Londrës "humbje kohe" Kabul, 28 Janar NOA - Konferenca ndërkombëtare e Londrës në Afganistan, e cila mbahet nesër sipas një deklarate të lëshuar nga talibanët është një "humbje kohe".

